Autoritetet ukrainase kanë identifikuar tashmë 550 pushtues rusë të vrarë dhe të kapur, të cilët sulmuan Ukrainën.
Ky lajm u raportua gjatë një telethon-i në kanalet televizive ukrainase.
Informacioni për këta ushtarakë që morën pjesë në luftën kundër Ukrainës tashmë është regjistruar në një regjistër të vetëm, të cilin Albanian Post e zotëron.
Autoritetet ukrainase u bënë thirrje ukrainasve që ta përhapin këtë informacion në mesin e qytetarëve rusë.
Kjo, në mënyrë që ata t’ua përcjellin regjistrin familjeve të personelit ushtarak të vdekur dhe të kapur.
Shërbimi Shtetëror për Komunikime Speciale dhe Mbrojtjen e Informacionit të Ukrainës raportoi se humbjet totale luftarake të armikut nga 24 shkurt deri më 5 mars arrijnë në afërsisht më shumë se 10 mijë trupa.