Korridoret humanitare për civilët do të hapen nga Mariupol-i dhe Volnovakha.
Mikhail Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së Presidentit, e konfirmoi këtë në një koment për Suspilny-n.
Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse tha se për këtë do të funksionojë një regjim armëpushimi nga ora 09:00 deri në orën 16:00 (lokale e Kiev-it).
Në Telegramin e Këshillit Bashkiak të Mariupol-it, kryebashkiaku Vadym Boychenko, konfirmoi se është duke nisur ora e hapjes së korridorit humanitar “të gjelbër” dhe fillimi i regjimit të armëpushimit për qytetin.
Kjo do të lejojë fillimin e restaurimit të infrastrukturës kritike të qytetit – energjia elektrike, uji dhe komunikimet celulare.
Gjithashtu do të jetë e mundur furnizimi i Mariupol-it me ushqime dhe ilaçe thelbësore.
Më herët, këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës Vadym Denisenko tha se Ukraina nuk ka marrë ende garanci nga pushtuesit rusë për sigurinë e korridoreve humanitare.
Sipas tij, negociatat janë duke u zhvilluar në shumë fusha, sot një nga situatat më kritike është në Mariupol.