Numri i të vdekurve vazhdon të rritet dhe deri të shtunën janë regjistruar 198 viktima nga luftimet, duke përfshirë tre fëmijë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Viktor Lyashko.
Ndërsa numri i të plagosurve përllogaritet në 1 mijë e 115 duke përfshirë edhe 33 fëmijë.
Gjithashtu, forcat ruse kanë qëlluar në drejtim të autoambulancës, duke shkelur rëndë normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Njëkohësisht, sipas tij, sistemi mjekësor vazhdon të funksionojë dhe Ministria e Shëndetësisë po bën të gjitha përpjekjet që spitalet të pajisen me gjithçka të nevojshme.
“Unë jam jashtëzakonisht krenar për mjekët tanë! Ju, së bashku me ushtrinë, forcat e sigurisë dhe shpëtimtarët, merrni një goditje të jashtëzakonshme! Asnjë spital i vetëm nuk është mbyllur, të gjithë po punojnë dhe ofrojnë kujdes mjekësor. Askush nuk u tremb dhe të gjithë shikojnë me guxim në sy të armikut. Jemi në tokën tonë! Ne mbrojmë familjet e tyre! Të gjithë janë në vendin e tyre, si të munden!”, tha ministri ukrainas i Shëndetësisë.
Lyashko u shpreh po ashtu se mbrëmë në një nga maternitetet në Kherson, në një strehë të pajisur mirë me bomba, lindën dy djem nga zhurmat e shpërthimeve.
Më vete, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë theksoi se çdo pacient, pavarësisht arsyes së shtrimit në spital, duhet të marrë ndihmë.
Të premten herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se të paktën 137 persona ishin vrarë dhe 316 ishin plagosur.