Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Austri: Kurr’z më në politikë

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz, ka njoftuar largimin e tij nga politika.

Politikani i cili mbizotëroi në pesë vitet e fundit brenda partisë së tij (Qendra e Djathtë Popullore ÖVP) ishte një nga udhëheqësit më të rinj në botë (31 vjeç).

Kurz u zgjodh në vitin 2017 në mënyrë demokratike si kancelar. Ai u dorëhoq nga posti i kancelarit në muajin tetor, pas hetimeve mbi dyshimet për korrupsion.

Më tej, politikani austriak dha dorëheqjen edhe nga posti si kreu i ÖVP-së.

Kurz nënvizoi se kishte vendosur të largohej nga politika në mënyrë që t’i përkushtohej jetës familjare. Së fundmi ai është bërë baba.

Ish-zyrtari austriak u largua nga posti i kancelarit nën presionin e fortë të të Gjelbërve (në koalicion me ÖVP-në).

Prokurorët austriakë dyshojnë se një rrjet politikanësh konservatorë rreth Kurz-it përdorën fonde publike.

Kjo, për të blerë mbulim mediatik dhe për të “financuar anketat e manipuluara pjesërisht të opinionit”.

Tabloidi austriak “Österreich” ka mohuar këtë favorizim të Kurz-it dhe partisë së tij në këmbim të parave të taksapaguesve.

Ajo bën me dije se janë paguar rreth 1.33 milionë euro për reklamat e vendosura nga Ministria e Financave vetëm gjatë dy viteve të fundit.

Kurz, i cili është nën hetim, ka mohuar çdo akuzë nga ana e tij.

Nëntë persona të tjerë të afërt me ish-kancelarin, si dhe tre organizata, janë gjithashtu nën hetim.

Rënia e Kurz-it ishte po aq e shpejtë sa ngjitja e tij.

Në moshën 24-vjeçare ai ishte sekretar i Shtetit për Integrimin. Kurz u caktua ministër i Jashtëm në moshën 27-vjeçare.

Më pas ai u bë udhëheqës i ÖVP-së në maj të vitit 2017 dhe kancelar gjashtë muaj më vonë.

Kurz tha në deklaratën e tij të dorëheqjes se akuzat e kishin penguar aftësinë e tij për të punuar.

LAJME TË TJERA >>