Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Asllani ka të dhënat e një lojtari të madh, Napoli nxiton për mesfushorin kuqezi

Nuk janë thjesht zëra merkatoje, por interesime konkrete nga klubet e mëdha italiane. Kristjan Asllani edhe për pak kohë do të jetë lojtar i Empolit, shumë shpejt do të veshë një fanellë tjetër me më shumë peshë. Ndoshta atë të Napolit, siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”, që i ka kushtuar një artikull lojtarit 20-vjeçar.

Mesfushori i Kombëtares po tregon këtë sezon se i ka të gjitha mundësitë për të luajtur në nivel të lartë në Serinë A. Dhe Napoli, që me Empolin ka marrëdhënie shumë të mira, mund ta marrë Asllanin për një çmim të favorshëm.

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreacoli, kur ka folur për rritjen e futbollistit shqiptar, ka theksuar se ai është një dhuratë e çmuar. “Ka të gjitha të dhënat e një lojtari të rëndësishëm”, – është shprehur trajneri Andreacoli për Asllanin. Mesfushori është një nga ata lojtarë që trajnerët i adhurojnë: di të vendoset mirë, vrapon pa pushim dhe rikuperon shumë topa.

Asllani sapo ka mbushur 20 vjeç, por që tani ka fituar shumë pjekuri dhe di ta lexojë shumë mirë lojën. Të ardhmen e ka përpara, sigurisht. Jo më kot edhe Interi e ka futur në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Brozoviçit. Vera e ardhshme do të jetë shumë impenjative për mesfushorin sa i takon merkatos.

Mesfushori elbasanas pritet të jetë një element shumë i rëndësishëm edhe për Kombëtaren. Ai tregoi vlera në miqësoren ndaj Gjeorgjisë dhe me shumë mundësi do të jetë një nga titullarët e trajnerit Reja, duke nisur nga Liga e Kombeve. Nëse kalon në një klub më ta madh, edhe Kombëtaren do ta ndihmojë më shumë.

LAJME TË TJERA >>