Arsenal është shprehur shumë e interesuar për shërbimet e sulmuesit të kombëtares kuqezi, Armando Broja.
Paraqitjet shumë të mira të Brojës për Southampton, e kanë bërë atë tani një synim për pothuajse të gjitha skuadrat në ishull – dhe jo vetëm.
E fundit që ka shfaqur interes serioz për të është Arsenal.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, ka kthyer sytë nga academia e rivalëve të qytetit, Chelsea, për të gjetur një zgjidhje që tashmë e shumë kohë po mungon në sulm.
Topçinjtë e humbën Aubameyang-in në merkaton e janarit, dhe tani kanë mbetur në sulm me vetëm Alexander Lacazette si zgjidhje për ta.
Arteta nuk është i kënaqur me këtë gjë, dhe kërkon që me ngulm të përforcojë sulmin gjatë verës.
Emri i parë i përmendur, është pikërisht Armando Broja.
Mirëpo, Broja nuk do të jetë fare kafshatë e lehtë për londinezët, madje mund të jetë edhe e pamundur.
Në deklaratat për shtyp pas ndeshjeve, Thomas Tuchel, trajneri aktual i kampionë të sapo shpallur të botës, Chelsea-s, ka thënë që është i impresionuar nga paraqitjet e sulmuesit kuqezi.
Këto fjalë lënë të kuptohet që Tuchel e dëshiron Broja-n në shërbimet e tij që nga sezoni i ardhshëm.
Mirëpo, Southampton poashtu po kërkon me ngulm që të mbajë shërbimet e tij edhe për shumë kohë – me skuadra si West Ham dhe Newcastle United që poashtu janë shumë të interesuara.