Transferimi sensacional i Lionel Messi-t në Arabinë Saudite nga Paris Saint-Germain këtë verë është një “marrëveshje e përfunduar”, sipas raportimeve në Francë.
Veterani Messi, 35 vjeç, i parë gjerësisht si futbollisti më i mirë në botë, do të nënshkruajë një kontratë me vlerë 522 milionë paund me skuadrën saudite Al-Hilal, pavarësisht shqetësimeve të raportuara të gruas së tij Antonela Roccuzzo.
Lëvizja do ta shohë atë të rindez rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldo-n, i cili luan për rivalët e Al-Hilal, Al-Nassr në shtetin e Gjirit. Dhe sipas “AFP”, një burim saudit i afërt me negociatat konfirmoi të martën në mëngjes se Messi do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm, duke e cilësuar transferimin “të madh”.
Burimi, duke folur në mënyrë anonime, shtoi se lëvizja tani është një “marrëveshje e përfunduar”. Por shoqëruesit e Messi-t i thanë “GetFootballNewsFrance” se ende nuk ishte arritur marrëveshje me skuadrën saudite.
PSG nuk bëri një koment për “AFP”-në, përveçse ritheksoi se kontrata e Messi-t zgjat deri më 30 qershor të kësaj vere.
Gazeta franceze “L’Equipe” kishte pretenduar më herët se ishte arritur një marrëveshje verbale, por asnjë kontratë nuk ishte nënshkruar ende. U raportua më herët të martën se gruaja e tij Antonela “nuk mund ta imagjinonte” transferimin e familjes së tyre në Arabinë Saudite, në atë që mbetet një pengesë e mundshme për këtë lëvizje.
Ajo thuhet se ngurron që çifti, së bashku me tre djemtë e tyre të vegjël, Thiago, Mateo dhe Ciro të zhvendosen në Lindjen e Mesme dhe ajo do të preferonte të qëndronte në Evropë.
Dhe Messi thuhet se ishte përgatitur të priste deri në fund të sezonit për të marrë vendimin e tij pasi kishte diskutuar të ardhmen e tij me familjen, por tani duket se këto shqetësime janë zbutur, me argjentinasin që do të transferohej në kryeqytetin saudit Riyad.
“L’Equipe” pretendon se oferta në tryezë për Messi-n është një marrëveshje dyvjeçare me opsionin e një të treti, që do ta bënte lojtarin të mbushte 38 vjeç përpara se të skadonte.
Thuhet gjithashtu se vetë Messi do të kishte preferuar të qëndronte në Evropë, me yllin që raportohet se mban një sy në situatën financiare në ish-klubin e Barcelona-s.
Por tani duket se ai e ka mbyllur derën për një kthim në Spanjë.
Barcelona, ku Messi luajti për pjesën më të madhe të karrierës së tij legjendare, duhet të gjejë rreth 175 milionë paund për të qenë në gjendje të regjistrojë lojtarë të rinj.
Messi, një ambasador për ofertën e përbashkët të Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2030, pritet fuqimisht të largohet nga PSG kur kontrata e tij të përfundojë më 30 qershor. Ngjashëm me Ronaldo-n, Arabia Saudite e sheh Messi-n si një yll të lojës.
Pretendohet se Riadi e ka përgatitur strategjinë e tij prej muajsh dhe nuk i ka “lëshuar asgjë fatit”.