Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është arrestuar nga ushtria teksa doli në gjykatë në Islamabad për t’u përballur me akuzat në një rast korrupsioni.
Fawad Chaudhry, një zyrtar i lartë i partisë së Pakistanit Tehreek-e-Insaf të Khanit, tha se 72-vjeçari u arrestua të martën në ambientet e gjykatës nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë, organi anti-korrupsion i vendit.
Një dëshmitar i agjencisë së lajmeve “Reuters” tha se menjëherë pasi Khan hyri nga porta e gjykatës së lartë të Islamabadit, kontingjentet e forcave paraushtarake dhe transportuesit e personelit të blinduar hynë pas tij.
Porta u bllokua nga automjetet e blinduara dhe Khan u largua nën siguri të rreptë, tha dëshmitari.
Khan u rrëzua nga posti i kryeministrit në një votë mosbesimi në prill të vitit të kaluar. Ai ka pretenduar se rrëzimi i tij ishte i paligjshëm.
Khan është akuzuar gjithashtu për shpërfillje të gjykatës për tubimin e 20 gushtit.
72-vjeçari Khan mohon se ka kërcënuar zyrtarët, duke thënë se fjalët e tij janë marrë jashtë kontekstit.