Boyko Borissov, ish-kryeministri i Bullgarisë dhe kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB, është arrestuar si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të Bashkimit Evropian.
Kështu ka bërë me dije Ministria e Brendshme në vend.
Po ashtu është arrestuar ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stoyanova, si dhe këshilltarja e Borissov-it për media, Sevdalina Arnaudova.
“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari”, ka bërë me dije ministria.
“Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borissov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar”, ka deklaruar institucioni.