Edhe opozita ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos. Sali Berisha bazohet tek mesazhi që i sjell qytetari dixhital që thotë se vendimi për urdhër arrestin është bërë 4 ditë më parë por e ka bllokuar Edi Rama. Sipas Berishës, Dako po mbahet në burgun e të privilegjuarve që edhe këtë herë përmes qytetarit dixhital shfrenon fantazinë dhe pretendon se është burgu i VIP-ave që i ngjan atij të ish-lordit të drogës, Pablo Escobar. Ndonëse raportohet se Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Tiranë, Berisha thotë se është në burgun e VIP-ave ku i përcakotjnë vetë kushtet.
Reagimi i Plotë i Sali Berishës:
Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve! Përshëndetje doktor. Asnjë nuk e trajton se pse vendimi i arrestit është nxjerrë të premten me firmën e gjyqit. Kurse ekzekutimi bëhet pas 4 ditësh.
Kush e bllokoi? Sigurisht Rama! Kompromis? Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Perderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qëndrojnë ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet…. miqësisht”, shkroi Berisha.
Për arrestimin e Vangjush Dakos ka reaguar edhe Edi Paloka duke thënë se do lirohet shumë shpejt se nuk do e hapë gojën për Ramën ndërsa pretendon se ky i fundit e ka bërë skenarin ndërsa regjia është bërë nga ambasadorja Yuri Kim. Ndërsa Ervin Salianji e cilëson zhvillim pozitiv arrestimin e Dakos dhe thotë se SPAK duhet të inkurajohet e të godasë mafien politike që vjedh zgjedhjet.
Reagimi i Edi Palokës
Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore. Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush. Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”.
Kjo është drejtësia e reformuar. Skenari: Edvin Rama Regjia: Yuri Kim