Mijëra protestues në enklavën rebele të Idlib-it kanë shënuar 11-vjetorin, që nga fillimi i kryengritjes antiqeveritare të Sirisë, të nxitur nga protesta globale mbi pushtimin rus të Ukrainës.
Më shumë se 5 mijë njerëz u mblodhën në sheshin kryesor në qytetin veriperëndimor të martën në një nga mitingjet më të mëdha që kishte parë rajoni në muajt e fundit.
Shumë demonstrues shpresonin se pushtimi i Ukrainës nga Rusia, mbështetësi kryesor i qeverisë siriane, do të ringjallte interesin për kauzën e tyre.
“Ajo që po ndodh sot në Ukrainë është e ngjashme me situatën këtu, armiku është i njëjti dhe qëllimi është i njëjtë”, tha për agjencinë e lajmeve franceze “AFP”, protestuesi Radwan Atrash.
Përvjetori i kryengritjes së 15 marsit u shënua nga demonstrata në të gjithë Sirinë Veriore të kontrolluar nga rebelët.
Pasi kryengritja e vitit 2011 u përshkallëzua në luftë civile, pushteti i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ishte mbajtur “me një fije”, derisa presidenti rus Vladimir Putin hodhi fuqinë ushtarake të Rusisë pas diktatorit.
Gjysmë milionë njerëz kanë vdekur në luftë, kryesisht në sulmet e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj rusë dhe iranianë.
Rreth 4 milionë njerëz, të paktën gjysma e tyre të zhvendosur, tani jetojnë në një rajon të Sirisë veri-perëndimore, është enklava e fundit që lufton sundimin e Asadit, pavarësisht ofensivave të mbështetura nga Rusia.
Disa flamuj ukrainas dhe pankartat që shprehnin solidaritetin me popullin ukrainas binin në sy në protestën në Idlib. Ata bënin thirrje kundër Putin-it.
Mjeku nga Idlib, i cili ishte në mesin e protestuesve Ali Hamoush, kishte disa këshilla për homologët e tij në Ukrainë.
“Fortifikoni spitalet tuaja me blloqe çimentoje. Armiku Putin nuk bën dallim mes civilëve, të plagosurve dhe luftëtarëve”, tha ai.
Rusia ka shënjestruar vazhdimisht objektet mjekësore në Siri, thonë dëshmitarët, mjekët dhe grupet e të drejtave të njeriut.
Në Ukrainë, spital pediatrik u godit nga një sulm i dukshëm rus në qytetin ukrainas të Mariupol-it javën e kaluar, duke nxitur akuzat për krime lufte kundër Putinit.
Ndërsa konflikti zvarritet, grupet e të drejtave të njeriut i janë lutur komunitetit ndërkombëtar që të mos harrojë Sirinë.
“Shikojmë me tronditje dhe tmerr atë që po shpaloset në Ukrainë, na kujtohet vuajtja intensive dhe përkeqësuese që ka pësuar popullsia siriane”, tha këtë javë Jan Egeland, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve.
“Një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të kohës sonë është përkeqësuar gjatë vitit të kaluar nën hijen e krizave diku tjetër”.
Ekonomia e Sirisë është goditur nga një dekadë konflikti dhe sanksionesh rraskapitëse.
Në një deklaratë të përbashkët, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja thanë se “koincidenca e përvjetorit të këtij viti me agresionin e tmerrshëm rus kundër Ukrainës nxjerr në pah sjelljen brutale dhe destruktive të Rusisë në të dy konfliktet”.
Javën e kaluar, komisioni hetimor i OKB-së për Sirinë bëri thirrje për “një rishikim të zbatimit dhe ndikimeve të sanksioneve të vendosura aktualisht në Siri” në dritën e përkeqësimit të kushteve të jetesës.
Pesë vendet thanë se “nuk mbështesin përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin e Assad-it”.
Assad është ndër të paktët kryetarë shtetesh që mbështesin hapur pushtimin e Putin-it në Ukrainë.
Moska po rekruton mijëra luftëtarë në Siri, nga ushtria e rregullt dhe nga grupet e milicisë, për t’u vënë në gatishmëri për dislokimin e mundshëm në Ukrainë.
Rezistenca e ashpër me të cilën u përballën trupat pushtuese ruse dhe statusi në rritje i parisë së Putinit, dukej se e nxiste turmën në Idlib.
Marrë nga “The Guardian”