Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Arabia Saudite fut në listën e zezë 25 persona, subjekte mbi financimin e Houthi-t

Arabia Saudite ka deklaruar se ka shtuar 25 persona me entitete dhe kombësi të ndryshme në listën e terrorizmit të vendit. Sipas autoriteteve ata janë të përfshirë në financimin e milicive Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani.

Një deklaratë e presidencës së Sigurimit të Shtetit tha se në koordinim me Departamentin e Thesarit të SHBA-ve – Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja ka klasifikuar 25 individë dhe subjekte të përfshirë në lehtësimin e aktiviteteve financiare të milicive terroriste Houthi me mbështetjen e Forcave Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), duke punuar si një rrjet ndërkombëtar që synon destabilizimin e Jemenit.

Të gjitha fondet dhe asetet që u përkasin individëve dhe subjekteve të shtuara në listën e terrorizmit duhet të ngrihen, sipas tyre.

Ai shtoi se do të merren masa ligjore ndaj kujtdo që shpallet fajtor për lidhje me ta.

Kaosi në Jemen

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Tensionet u shtuan edhe me akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit të vendit, Ali Abdullah Saleh, për përfshirje në aktivitete që kërcënuan paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Jemenit.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga Houthi-t.

Ngushtica e Hormuzit ishte një ndër pikat më kryesore gjeostrategjike që ndikonte në konflikt. Është jetike për eksportuesit kryesorë të naftës në rajonin e Gjirit Persik.

Bregdeti verior i ngushticës takon Iranit, ndërsa ai jugor dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka çuar në krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona njerëz përballen me rrezikun e urisë.

Kush janë rebelët Houthi

Lëvizja Houthi, e njohur ndryshe si Ansarallah, është një lëvizje politike islamiste shiite, e armatosur dhe e mbështetur nga Irani, në Jemen. Grupimi ka për qëllim luftën kundër mos zhvillimit ekonomik të vendit dhe margjinalizimit politik.

Një qeveri e re e unitetit u formua vitin e kaluar nën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit të ndërmjetësuar nga Riad-i.

Ajo erdhi si në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës për pushtet midis separatistëve STC, mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe besnikëve të presidentit Abdrabbu Mansour Hadi, i cili mbështetet nga Arabia Saudite.

Qëllimi ishte bashkimi i të dy palëve në luftën kundër Houthis, të cilët kontrollojnë zonat veriore të vendit.

LAJME TË TJERA >>