Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Arabia Saudite ekzekuton 81 njerëz për 24 orë

Brenda një dite të vetme kalendarike, Arabia Saudita ka ekzekutuar 81 njerëz, që shënon ekzekutimin më të madh në dekada.

Zyrtarët thonë se të ekzekutuarit kanë qenë të dënuar me akuza që përfshijnë “terrorizëm dhe ide devijuese”, raporton “The Guardian”.

Prej të dënuarëve me vdekje raportohen se ishin shtatë jemenë dhe një sirian nën akuzat për “mbajtje të ideve devijuese”.

“Këta individë ishin dënuar për krime të ndryshme përfshirë vrasje të njerëzve të pafajshëm, gra dhe fëmijë”, ka thënë agjensia e lajmeve SPA, duke cituar një lajmërim të ministrisë së brendshme arabe.

“Krimet e kryera nga këta individë gjithashtu përfshijnë betim besnikërie ndaj organizatave të huaja terroriste, siç janë ISIS, al-Qaedi dhe Houthis”, shtohet më tutje.

Disa prej tyre, thuhet në raportim, “kanë udhëtuar në zona të konflikteve për t’iu bashkuar organizatave terroriste”.

Arabia Saudite mohon akuzat për abuzim të të drejtave të njeriut teksa thotë se po ruan sigurinë e saj kombëtare në bazë të ligjeve që ka.

SPA thotë se të akuzuarit kanë pasur të drejtën e mbrojtjes dhe kanë pasur të garantuar atë drejtat e tyre sipas ligjeve saudite gjatë proceseve gjyqësore.

LAJME TË TJERA >>