Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Apple prezanton iPhone 13, risitë dhe çmimi

Kompania Apple ka prezantuar mbrëmjen e kësaj të marte modelin iPhone 13. Prezantimi u be nga këshilltari i kompanisë Tim Cook drejtpërdrejt nga California.

Ky telefon i fundit ka bërë një përmirësim të ndjeshëm të procesorit që tani është A15 Bionic me 6 bërthama i cili përfshin 15 miliardë gjysmëpërçues individualë. Rezultati është se ai ka aftësinë të kryejë 15.8 trilion operacione në sekondë.

iPhone 13 ka përmirësuar më shumë cilësinë e imazheve sidomos atyre të marra në lëvizje pasi sistemi i stabilizimit të imazhit është integruar. Ai është i pajisur me dy kamera 12 Megapixel. Tek videot është shtuar funksioni Cinematic, në mënyrë që niveli i xhirimit të arrijë nivelet e regjistrimit profesional të videove.

iPhone 13 mini fillon me 699 dollarë, me kapacitet ruajtjeje të të dhënave nga 128 deri në 512 Gigabyte ndërsa iPhone 13 Pro shkon në 999 dollarë. Këtë vit modelet e iPhone nisin me versionin më të vogël prej 128GB, 256GB dhe 512GB për të dy modelet. Për herë të parë ju mund të dyfishoni kapacitetet dhe iPhone ta merrni me një memorie prej 1TB me një çmim rreth 1600$.

Sa i përket iPhone 13 Max dhe Max Pro, përmirësimet fokusohen në sistemin krejtësisht të ri të tre kamerave. Të gjitha kamerat janë përmirësuar në sistemin e natës, i cili optimizon cilësinë e figurës në kushte të ndriçimit të ulët. Cook prezantoi edhe iPad -et e rinj.

LAJME TË TJERA >>