Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Anglia bën një hap prapa, vetëm barazim me SHBA-të

Pas fitores së thellë me Iranin, 6-2, Anglia kë bërë një hap prapa në ndeshjen e dytë në grup, ku nuk mundi ta gjente asnjëherë rrugën e rrjetës. Përfundoi 0-0 sfida me SHBA-të dhe tani duhet një pikë në ndeshjen e fundit me Uellsin për të kaluar më tej.

Amerikanët luajtën mirë dhe krijuan raste, madje goditën edhe traversën me Pulisiç në pjesën e parë. Megjithatë, duhet të kënaqen me pikën e dytë të fituar në dy ndeshjet e para. Si Anglia, ashtu edhe Uellsi, do ta diskutojnë kualifikimin për në 1/8-at në ndeshjen e tretë. Britanikëve u mjafton barazimi, ndërsa SHBA-të duhet të mundin patjetër Iranin.

Kejn me shokë u dukën pak të lodhur në këtë ndeshje dhe pa ide. Në asnjë moment ata nuk mundën të bënin atë që bënë në ndeshjen e parë. Zotërimi i topit ishte steril për skuadrën e trajnerit Southgejt.

Për amerikanët ishte një provë bindëse e një skuadre me personalitet. MekKeni kishte shansin të shënonte, por gjuajti shumë keq brenda zonës. Më pas Pulisiç goditi traversën, kurse për Anglinë dha një shkëndijë Maunt në shtesën e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë ishte e njëjta muzikë, me një Angli të ngadaltë. Sterling dhe Saka nuk ‘u ndëzën’ kurrë, ndërsa me futjen në fushë të Grilish dhe Henderson sikur skuadra angleze doli nga guaska, duke përfituar edhe nga rënia fizike e amerikanëve. Megjithatë, goli nuk do të vinte dhe ndeshja u mbyll 0-0 mes vërshëllimave të spektatorëve.

LAJME TË TJERA >>