Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Andrew Cuomo, fundi i një miti ‘ngacmues seksual serial’

Fjalët e Letitia James, Prokurores së Përgjithshme të Shtetit të Nju Jorkut, janë shkatërruese: “Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra, disa shumë të reja, me ngacmime, puthje, përqafime dhe vlerësime fizike të pakërkuara. Ai gjithashtu u hakmor ndaj të paktën një gruaje që e kishte denoncuar atë publikisht”.

Raporti prej 165 faqesh, i publikuar para pak ditësh, mund të prishë karrierën politike të një prej figurave më të shquara në politikën amerikane. Andrew, 63 vjeç, djali i Guvernatorit legjendar Mario Cuomo, ka udhëhequr shtetin e Nju Jorkut që nga viti 2011.

Lindsey Boylan, zyrtarja e parë e Cuomos që u ngacmua seksualisht

Një vit më parë, një pjesë e madhe e opinionit publik, e pa atë si një model të efikasitetit për menaxhimin që i bëri pandemisë Covid 19.

Shumë do ta kishin parë mirë edhe në Shtëpinë e Bardhë, por sot, pozita e Cuomos është e tronditur. Përshtypja është se së shpejti mund të mbingarkohet.

Charlotte Bennett, e cila akuzoi Guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, u intervistua nga Nora O’Donnell në CBS

Për më tepër, hetuesit kanë mbledhur dëshmi “alarmante”, siç i ka përcaktuar Letitia James, nga njëmbëdhjetë viktima të mundshme.

Lindsey Boylan, një këshilltare ekonomike, tha se “shefi” e puthi në buzë, ndërsa ata ishin në zyrën e tij në Manhattan dhe në tetor 2017, ndërsa ishte në një udhëtim pune me avion, ai i kërkoi asaj të luante “strip poker”.

Mesazhet nga Charlotte Bennett të publikuara në 3 gusht 2021, në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut

Charlotte Bennett, 25 vjeçe, një ish-asistente sekretarie, raportoi se një mbrëmje, në vitin 2019, shefi i tha asaj këtë fjalim të vogël: “E dini, unë jam duke kërkuar një të dashur; po pyesja veten nëse nuk keni asgjë kundër të bërit seks me një burrë më të vjetër se ju”.

Charlotte ishte dhe është e martuar. Asnjë problem për Cuomon në këtë rast: “A jeni monogame apo keni lidhje edhe jashtë-martesore?”. Provokimet shpesh “ndiqeshin nga qasje të padëshiruara”.

Ana Liss, punoi për Guvernatorin Andrew Cuomo nga 2013 në 2015

Me fjalë të tjera, sipas pretendimeve, guvernatorit i pëlqente të zgjaste dorën. Siç ndodhi nën bluzën e një bashkëpunëtoreje, për shembull, e thirrur me urgjencë, në “Executive Manson”, vendbanimi i tij privat në Albany.

Letitia James është një demokrate si Cuomo. Për të shmangur edhe dyshimin për ndërhyrje politike, ajo ia besoi hetimin Joon Kim, një ish-prokuror federal dhe Anne Clark, një prej avokateve më të njohura në ligjin e punës.

Alyssa McGrath, ishte ndihmësja e parë e guvernatorit Andrew Cuomo që foli për ngacmimet seksuale

Të dy u gërmuan thellë, duke dëgjuar 175 njerëz. Rezultati është mbresëlënës: “Cuomo dhe këshilltarët e tij më të afërt kanë krijuar një kulturë toksike, armiqësore të punës, të përshkuar nga frika”.

Me sa duket, asnjë nga gratë pranë tij nuk është kursyer, madje as një police që e shoqëronte gjatë lëvizjeve të tij.

Cuomo vazhdon të mohojë çdo akuzë. Gjatë këtyre ditëve, ai tha: “Unë dua që ju të dini drejtpërdrejt se kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme dhe kurrë nuk kam bërë ngacmime të papërshtatshme seksuale. Unë, ky jam dhe ky kam qenë gjithnjë”.

Anna Ruch, me Guvernatorin Andrew Cuomo në vitin 2019

Guvernatori, pra, nuk dëshiron të japë dorëheqjen. Por rrethimi është gjithnjë e më i rreptë. Establishmenti demokrat i Nju Jorkut, i kërkon atij të largohet.

Si  Carl Heastie, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Shtetit, i cili njoftoi “një ekzaminim të provave të publikuara në raport”.

Parlamenti i Nju Jorkut mund të vazhdojë me procedurat për shkarkim të guvernatorit, tashmë nën sulm për “abuzime të tjera të pushtetit”, në lidhje me fshehjen  e numrit të të vdekurve nga Covid në Nju Jork.

Karen Hinton, pretendoi se guvernatori Andrew Cuomo e përqafoi atë në dhjetor 2000

LAJME TË TJERA >>