Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Alain Giresse merr zyrtarisht detyrën e trajnerit te Kosova

Trajneri francez, Alain Giresse, tani edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës në futboll.

Ashtu siç pritej, tekniku 69 vjeçar mori zyrtarisht detyrën, e cila u konfirmua gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në konferencën për media e cila është duke u zhvilluar që nga ora 13:00.

Alain Giresse ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Kosovën deri në fund të vitit 2023.

Giresse është një trajner i cili karrierën e tij e filloi te skuadra franceze, Toulouse.

Ai më pas drejtoi edhe skuadrën e Paris Saint Germain, i cili gjatë sezonit 1998/99 drejtoi parisienët gjatë 12 ndeshjeve.

Giresse gjithashtu ka përvojë të mirë me kombëtaret, i cili ka drejtuar Gjeorgjinë në Evropë, si dhe kombëtaret afrikane si: Tunizinë, Malin, Gabonin e Senegalin.

Suksesin më të madh, Giresse e arriti me kombëtaren e Malit, i cili arriti të fitojë vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

LAJME TË TJERA >>