Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

‘Al Jazeera’ do të dërgojë në Hagë rastin e vrasjes së gazetares dhe sulmet nga Izraeli

Rrjeti mediatik “Al Jazeera” ka caktuar ekipin e tij ligjor për të referuar dosjen e rastit të vrasjes së gazetares, Shireen Abu Akleh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Rrjeti tha në një deklaratë se ka formuar një koalicion juridik ndërkombëtar që përbëhet nga ekipi i tij ligjor së bashku me ekspertë juridikë ndërkombëtarë.

Koalicioni është duke përgatitur dosjen e plotë të çështjes për t’ia dorëzuar Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Përveç vrasjes së Shireen Abu Akleh nga Forcat pushtuese izraelite jashtë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor më 11 maj 2022, dosja e çështjes do të përfshijë gjithashtu bombardimet izraelite dhe shkatërrimin total të zyrës së Al Jazeera në Gaza në maj 2021 si dhe nxitjet dhe sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve të saj që veprojnë në territoret e pushtuara palestineze”, shkruhej në deklaratë.

Sipas nenit 8 të Kartës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale, shënjestrimi i korrespondentëve të luftës, ose gazetarëve që punojnë në zona lufte ose territore të pushtuara duke i vrarë ose sulmuar fizikisht, është një krim lufte.

“Al Jazeera dënon vrasjen e koleges sonë Shireen Abu Akleh, e cila punoi me Rrjetin për 25 vjet si gazetare profesioniste që mbulonte konfliktin e vazhdueshëm në territoret e pushtuara palestineze”.

Ai është zotuar të ndjekë çdo rrugë për të arritur drejtësinë për Shireen dhe të sigurojë që ata që janë përgjegjës për vrasjen e saj të sillen para drejtësisë dhe të mbahen përgjegjës në të gjitha platformat dhe gjykatat e drejtësisë ndërkombëtare dhe ligjore.

LAJME TË TJERA >>