Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Aktivistja e të drejtave të njeriut me ngjyrë, franko-amerikanja Josephine Baker pjesë e mauzoleumit të Pantheon

Josephine Baker, aktivistja franko-amerikane për të drejtat civile, ylli i kabaresë dhe heroina e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë që hyn në mauzoleumin e Pantheon-it të Francës me figura të nderuara historike – duke marrë nderimin më të lartë të kombit në një moment kur tensionet mbi identitetin kombëtar dhe imigracionin po dominojnë në prag të garës presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ceremonia e përpunuar të martën – e kryesuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron – do të përqendrohet në trashëgiminë e Baker-it si një luftëtare rezistence, aktiviste dhe antifashiste që iku nga segregacioni racor i viteve 1920 në SHBA për në skenën e kabaresë së Parisit dhe që luftoi për përfshirje dhe kundër urrejtjes.

Anëtarët e forcave ajrore franceze do të mbajnë një arkivol që përmban grusht dheu nga katër vende ku jetonte Baker: qyteti amerikan i St Louis ku ajo lindi; Paris, ku performancat e saj në sallën e muzikës përmbysën stereotipet racore dhe seksuale dhe e bënë atë interpretuesen më të paguar të kohës së saj; Château des Milandes, ku ajo jetonte, në Francën jugperëndimore; dhe Monaco, shtëpia e saj e fundit.

Josephine Baker, aktivistja franko-amerikane për të drejtat civile, ylli i kabaresë dhe heroina e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

Arkivoli do të vendoset në një varr të rezervuar për të në kriptin e Pantheon-it. Familja e saj ka kërkuar që trupi i saj të mbetet i varrosur në Monaco, ku ajo vdiq në moshën 68-vjeçare në vitin 1975.

Një projeksion i gjerë në pjesën e jashtme të monumentit të shenjtë parizian do të kujtojë skena nga jeta e Baker, të cilën Pallati Elysee e quajti “të pabesueshme”, duke e përshkruar atë si një figurë të jashtëzakonshme që mishëronte shpirtin francez.

Zyra e Macron tha se kjo ishte njohja se “e gjithë jeta e Baker-it iu kushtua kërkimit binjak për liri dhe drejtësi”.

Pantheon

Baker lindi në Missouri në vitin 1906, e la shkollën në moshën 13-vjeçare dhe si fëmijë ishte dëshmitar i trazirave të tmerrshme dhe dhunës kundër njerëzve me ngjyrë që rezultuan në zhvendosjen e mijërave.

Ajo më vonë tha se qyteti i saj i lindjes “kishte një efekt të tmerrshëm mbi mua”. Ashtu si artistët e tjerë me ngjyrë amerikanë që mbërritën në Paris në atë kohë, ajo u zhvendos nga SHBA-të për t’i shpëtuar ndarjes racore. “Unë thjesht nuk mund ta duroja Amerikën dhe isha një nga amerikanët e parë me ngjyrë që u transferova në Paris”, i tha ajo medias birtanike “The Guardian” në vitin 1974.

“Fakti i thjeshtë që të kesh një grua me ngjyrë që hyn në Panteon është historik”, tha për Associated Press studiuesi francez me ngjyrë, Pap Ndiaye, një ekspert për lëvizjet e të drejtave të pakicave në SHBA.

Josephine Baker

“Kjo nuk do të thotë se racizmi nuk ekzistonte në Francë, por racizmi francez ka qenë shpesh më delikat, jo aq brutal sa format amerikane të racizmit”, shtoi ai.

Baker ishte 19 vjeç kur mbërriti në Paris dhe u bë e famshme për paraqitjet e saj në sallën e muzikës duke përfshirë kërcimin e “Charleston” në sallën e kabaresë “Folies-Bergère” e veshur me një skaj të bërë nga banane false.

Franca ishte një fuqi koloniale dhe rutinat e Baker-it janë përshëndetur tani për mënyrën se si ajo përmbysi fantazitë koloniale për gratë e më  ngjyrë dhe stereotipet me të cilat duhej të përballeshin.

Me ngritjen e nazizmit dhe shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Baker shpejt u bashkua me luftën antifashiste.

Pantheon Tickets

Në vitin 1938 ajo i ishte bashkuar tashmë grupit të njohur sot si “Licra”, një ligë e shquar antiraciste. Ndërsa në 1939-ën, ajo punoi për shërbimet e kundërzbulimit të Francës kundër nazistëve, duke iu bashkuar rezistencës dhe veçanërisht duke mbledhur informacione nga zyrtarët gjermanë që takonte në festa.

Si spiune e udhëheqësit të Francës në mërgim gjatë kohës së luftës, Gjeneral Charles de Gaulle, ajo mori informacione për diktatorin italian Benito Musolini dhe dërgoi raporte në Londër të shkruara në fletët e saj muzikore me bojë të padukshme.

Ajo kishte një patentë piloti në një kohë kur kjo ishte e jashtëzakonshme për gratë dhe u bë togere në trupën ndihmëse femërore të forcave ajrore franceze, duke fituar dekorata ushtarake.

Josephine Baker dhe burri i saj, Jo Bouillon, në Tuileries në Paris në vitin 1959 me shtatë nga fëmijët që birësuan.

Më vonë, si një aktiviste për të drejtat civile, ajo ishte e vetmja grua që foli në marshin e vitit 1963 në Washington përpara fjalimit të Martin Luther King “Unë kam një ëndërr”.

Ajo kishte veshur uniformën e saj ushtarake franceze. Në Francë, ajo zhvilloi gjithashtu një luftë kundër diskriminimit, duke adoptuar 12 fëmijë me prejardhje të ndryshme etnike dhe vende në mbarë botën për të formuar atë që ajo e quajti një familje “ylber”, të cilën ajo e rriti në vilën e saj në rajonin e Dordogne.

Ajo tha se shpresonte se jeta e tyre do të tregonte se “urrejtja racore nuk është e natyrshme. Është një shpikje e njeriut”.

Baker do të jetë vetëm gruaja e gjashtë që do të nderohet në tempullin laik për “burrat e mëdhenj” të Republikës Franceze.

Josephine Baker, djathtas, si vullnetare në Ndihmën Ajrore të Grave Franceze të Lira.

Ajo është personi i katërt me ngjyrë që përkujtohet në PantHeon, pas tre burrave: Félix Éboué, guvernatori i përgjithshëm i Afrikës Ekuatoriale Franceze, i cili hyri në vitin 1949; autori Alexandre Dumas, i cili hyri në vitin 2002; dhe poeti dhe politikani Aimé Césaire, i cili hyri në vitin 2011.

Ceremonia u mbajt më 30 nëntor, sepse kjo ishte data kur Baker zgjodhi të merrte nënshtetësinë franceze përmes martesës. Procesi për të fituar shtetësinë franceze është bërë më i vështirë që atëherë.

Ceremonia – e udhëhequr nga Macron, i cili zgjodhi t’i jepte nderimet më të larta Baker France pasi mbështetësit dhe familjet e saj kishin peticionuar për vite me radhë – shihet si një lëvizje simbolike politike në lidhje me rolin e Francës si një shoqëri gjithëpërfshirëse.

Josephine Baker performon në skenë për një audiencë që përfshin një numër të personelit ushtarak të uniformuar, Casablanca, Maroc, 1943.

Debati përpara zgjedhjeve presidenciale të pranverës së ardhshme është mbizotëruar nga retorika e djathtë mbi identitetin kombëtar dhe imigracionin. Eksperti televiziv i ekstremit të djathtë Eric Zemmour, i cili është i dënuar për nxitje të urrejtjes racore, deklaroi se do të kandidonte për president për të “shpëtuar” Francën nga shkatërrimi i emigracionit.

Zyra e Macron tha se ishte një shenjë e dashurisë universale për Baker në Francë që kishte konsensus të plotë politik rreth nderimeve të saj.

Baker vdiq nga një hemorragji në tru disa ditë pas një shfaqjeje të fundit të kabaresë në Paris, duke festuar gjysmë shekullin e saj në skenë.

Ajo i kishte thënë një intervistuesi të televizionit francez: “Nuk më pëlqen fjala urrejtje. Ne nuk jemi vënë në tokë për këtë, më shumë për të kuptuar dhe dashur njëri-tjetrin”.

LAJME TË TJERA >>