Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Ajeti për rikthimin: Kemi kualitet, uroj të arrijmë sukses si në 2016-n!

Kombëtarja ka nisur të dielën grumbullimin për dy ndeshjet me Izraelin dhe Islandën në Ligën e Kombeve. Në konferencë shtypi kanë dalë të parët Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi.
Ajeti rikthehet te kuqezinjtë, pas mungesave të Gjimshitit dhe Kumbullës. Ai është gati për të luajtur titullar.

‘Me Izraelin dhe Islandën janë ndeshje vendimtare. Kemi mjaft kohë të përgatitemi dhe do të bëjmë maksimumin tonë. Në ekip ka disa lojtarë të rinj, por për mua nuk ka rëndësi. Është gjithmonë kënaqësi e madhe të luaj me Kombëtaren.

Arlind Ajeti.

Kam luajtur 4 ndeshje, sepse sapo ka filluar kampionati. Objektivi është gjithmonë të jem në Kombëtare, por në fund vendos trajneri. Jam gjithmonë gati. Mungesat? Janë lojtarë me shumë kualitet dhe shumë të rëndësishëm në Kombëtare. Do të jap maksimumin, nëse më jep mundësinë trajneri të luaj.

Kualiteti është shumë i lartë dhe shpresoj të arrijmë të njëjtin sukses si në 2016-ën. Futbolli ka lidhje edhe me fatin. Në momentin e duhur, në vendin e duhur dhe për momentin kemi disa lojtarë të lënduar. Izraeli është kundërshtar i fortë, e kemi parë edhe në ndeshjen e parë. Por luajmë për 3 pikë, – tha Ajeti.

Taulant Seferi, i cili tashmë luan në Ukrainë, mes të tjeraqsh theksoi: “I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe e ndjej veten mirë. Do bëj maksimumin në stërvitje, por është zgjedhja e trajnerit. E tha dhe Ajeti se ky grup duhet të bëjë bëjë maksimumin.

Mungesa ndikojnë, janë lojtarë të mëdhenj dhe na mërzisin pak që nuk janë me ne. Por i uroj shërim të shpejtë dhe të kthehen sa më shpejt me ne. Duhet të jemi të përqëndruar. Nëse duam të fitojmë ndeshjen, na duhen gola dhe jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë.

Është diçka e mirë për Kombëtaren tonë dhe shpresoj që ai që do të jetë në fushë të bëjë gol dhe të marrim pikët. Ndihem mirë nëse luaj, nuk ka rëndësi se me kë. Kush do të jetë në fushë, duhet të bëjë maksimumin. Izraeli është një kundërshtar i fortë dhe në fushën e tyre janë shumë agresivë”.

LAJME TË TJERA >>