Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Edhe Bashkimi Evropian ngrinë asetet e Abramovich

Pas Mbretërisë së Bashkuar, tani edhe Bashkimi Evropian ka vendosur që ta sanksionojë pronarin rus të klubit të Chelsea-t, Roman Abramovich, duka ia ngrirë asetet.

Diplomatët e lartë të BE-së kanë vendosur jo-formalisht të shtojnë pronarin e bluve të Londrës në listën e miliarderëve rusë të sanksionuar pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas asaj që raporton “Reuters” vendimi për sanksionimin e oligarkut rus u mor në një takim të dielën, me të dërguarit e BE-së, të vendosur të mblidheshin të hënën në mëngjes në një përpjekje për të zbatuar sanksione të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë.

Sanksionet e reja pritet të hyjnë në fuqi brenda disa orësh ose një ditë pasi ato të jenë miratuar zyrtarisht dhe të publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Abramovich dhe oligarkë të tjerë rusë do të shtohen në listën e BE-së, me dhjetëra të sanksionuar tashmë.

LAJME TË TJERA >>