I fundit nga 12 komandantët rusë që knë humbur jetën deri tani në Ukrainë, sipas gazetës “The Sun”, është kapiteni Alexey Glushchak, 31 vjeç, nga Tyumen, Siberi. Ai vdiq në masakrën e Mariupolit gjatë një operacioni sekret dhe më pas u varros me nderime të plota ushtarake.
Midis ushtarëve me origjinë nga Siberia, janë edhe Vladimir Plekhanov, 24 vjeç dhe Sagyndyk Kudaibergenov, 22 vjeç. Ky i fundit u vra nga një raketë mortajash më 26 shkurt, por varrimi i tij u kremtua vetëm më 11 mars.
Koloneli Andrei Zakharov u vra në një pritë ukrainase pranë Kievit. Në vitin 2016, ai mori medaljen e Urdhrit të Guximit nga Putin për “shërbimin” e tij në Siri. Gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, gjithashtu vdiq në të njëjtën pritë.
Një gjeneral tjetër, Vitaly Gerasimov (zëvendës komandanti i Forcës së Përbashkët të 41-të Ruse), u vra në luftime jashtë Kharkiv. Gerasimov ishte dekoruar “për pushtimin e Krimesë” në vitin 2014.
Nënkoloneli Dmitry Safronov, i cili drejtonte një brigadë detare, dhe nënkoloneli Denis Glebov u vranë kur forcat ukrainase rimorën qytetin e Chuhuiv. Koloneli Konstantin Zizevsky, i cili drejtoi trupat e sulmit ajror, u vra në jug të Ukrainës.
Gjeneralmajori Andrei Sukhovetsky (Komandanti “Spetsnaz” dhe Zëvendës Shefi i Ushtrisë së 41-të të Novosibirsk), u vra nga një snajper ukrainas gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, rreth 20 kilometra larg Kievit. Dhe gjenerali Magomed Tushaev vdiq në sulmin ndaj forcave speciale çeçene pranë Hostomel.
Mes të vrarëve rusë, është Vladimir Zhonga, i cili drejtoi batalionin e “Sparta”-s, një njësi ushtarake separatiste nga Donjeck. Dy komandantë të tjerë të lartë rusë të paidentifikuar janë vrarë gjithashtu në luftime.