Në përfundim të bisedimeve në Turqi mes ministrave të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dhe atij të Ukrainës, Dmytro Kuleba, nuk ka pasur përparim për vendosjen e një armëpushimi.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se nuk kishte qenë e lehtë të dëgjohej Lavrov gjatë takimit të tyre dhe theksoi se lista e kërkesave të Rusisë “do të thotë të dorëzohesh“. Kuleba shtoi se shpresonte që homologu i tij rus do ta përcjellë bisedën e tyre tek qeveria ruse e tek ushtria dhe të dëgjojnë lutjen e civilëve ukrainas.
Sa i përket një armëpushimi të mundshëm Kuleba tha: “Përshtypja ime është që Rusia nuk është në pozitat për të vendosur një armëpushim”. Ai shtoi se vendi i tij nuk mund të ndalojë luftën nëse vendi që e nisi agresionin nuk e ka një dëshirë të tillë”.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, nga ana e tij deklaroi se me homologun ukrainas kishte diskutuar për çështjet humanitare, përfshirë atë çfarë po bëjnë trupat për të mbrojtur civilët. Lavrov po ashtu i akuzoi ukrainasit si nacionalistë, për përdorimin sipas tij të civilëve si mburojë.
I pyetur nëse do të jetë i mundur një armëpushim, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vijojë dhe se strategjia e Vladimir Putin po shkon sipas planit.
Lavrov po ashtu tha se dërgimi i ndihmave ofensive në Ukrainë nga perëndimi ishte një sjellje e rrezikshme.
“Ne nuk e sulmuan Ukrainën”, tha ai duke deklaruar se Rusia po kërcënohej dhe duhet të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i sheh të pavarura nga Ukraina”.
I pyetur nëse do të jetë i mundur një armëpushim, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vijojë dhe se strategjia e Vladimir Putin po shkon sipas planit.
Lavrov po ashtu tha se dërgimi i ndihmave ofensive në Ukrainë nga Perëndimi ishte një sjellje e rrezikshme.
I pyetur nëse Rusia ka ndonjë plan për të sulmuar vende të tjera, Lavrov tha se jo dhe ripërsëriti qëndrimin se Rusia nuk e ka sulmuar Ukrainën.