Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Shans për Shqipërinë dhe Kosovën, UEFA mendon të zgjerojë Evropianin në 32 skuadra pjesëmarrëse

UEFA po synon të ndryshojë përsëri formatin e Kampionatit Evropian, Euro. Aktualisht janë 24 skuadra që marrin pjesë në raundet finale. Ndërsa, po shikohet mundësia që numri të rritet në 32.

Kështu do të kishte një shans më tepër për Shqipërinë dhe Kosovën, për të qenë pjesë e fazave finale të kampionatit.

Për herë të fundit, ndryshimi i numrit të skuadrave erdhi në 2016. Asokohe kaloi nga 16 në 24 skuadra.

Kampionati i radhës, Euro 2024 do të ketë po 24 skuadra, ndërsa ndryshimi pritet të fillojë nga Euro 2028, i cili do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës sipas të gjitha gjasave.

Ndryshimi i ri bën të mundur që në Euro të futen 32 nga 55 vendet anëtare të UEFA-s. Qeveria e futbollit evropian ka biseduar me federatat anëtare tashmë dhe po përgatitet për një studim fizibiliteti.

LAJME TË TJERA >>