Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Polonia koordinohet me Amerikën, bën lëvizjen me avionët ushtarakë

Polonia është e gatshme të zhvendosë të gjithë avionët e saj luftarakë MIG-29 në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, duke i vendosur kështu në dispozicion të Qeverisë së SHBA-ve, në rast se këta të fundit do të kërkojnë të ndihmojnë Ukrainën me mjete të tilla luftarake në luftën ndaj Moskës.

Sipas një njoftimi nga zyra për shtyp e Ministrisë së Jashtme polake, ka pasur një dakordësim mes qeverive të dy vendeve, pas deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku ai theksoi se ishin të hapur të mbështesnin çdo vend të NATO-s, që donte të ndihmonte ushtarakisht Ukrainën.

Përtej këtij fakti, ka edhe dakordësim mes dy vendeve, për t’i mundësuar Polonisë blerjen e avionëve ushtarakë amerikanë, në bazë të çmimit të vendosur për to.

Kjo gjë mund të ndodhë menjëherë me lëvizjen e MIG-ëve.

Nëse Ukraina do të përfitojë prej kësaj lëvizjeje është ende e paqartë, pasi nuk dihet nëse avionët e Polonosië do të shkojnë apo jo tek ta, për t’i ndihmuar me përballjen ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit.

LAJME TË TJERA >>