Qeveria amerikane nuk ka ende një vendim mbi ndalimin e importit ose jo të naftës ruse.
Sipas zëdhënëses për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, brenda administratës Biden ka shumë diskutime mbi këtë çështje. Por vendim konkret, nuk ka, pasi dyzimet janë të larta.
Rusia furnizon Amerikën me një pjesë të mirë të naftës bruto që i duhet për përpunim dhe konsum të mëpasshëm nga qytetarët dhe industria.
Mbi të gjitha, SHBA-të po përpiqen të limitojnë shtimin e çmimit në pompat e naftës, pasi ato po rritjen ndjeshëm si pasojë e luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër, në Rusi, zëvendëskryeministri, Alexander Novak, ka paralajmëruar se mund të ketë një vendosje çmimi deri në 300 dollarë për fuçi, për naftën ruse drejt Amerikës.
Në Moskë, janë të qartë se refuzimi i naftës ruse, do të kishte një impakt global shumë të fuqishëm dhe do të vinte në rrezik ekonomitë e vendeve të zhvilluara.
Gjithsesi, tregu ende po përpiqet të kuptojë se si do të reagohet në këto raste.