Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Rusia do të vazhdojë ‘operacionin ushtarak’ në Ukrainë edhe në rast të marrëveshjes së paqes

Ministri i Jashtëm rus tha të enjten se vendi i tij do të ndjekë qëllimet e “operacionit ushtarak” të tij edhe në rast të arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën.

Duke folur në një intervistë të drejtpërdrejtë me kanalet televizive ndërkombëtare në Moskë, Sergej Lavrov tha se infrastruktura ushtarake, që kërcënon Rusinë, duhet të shkatërrohet.

“Demilitarizimi — në kuptimin e shkatërrimit të infrastrukturës ushtarake që na kërcënon — do të përfundojë, edhe nëse ne nënshkruajmë një marrëveshje paqeje. Ajo do të duhet të përfshijë domosdoshmërisht një klauzolë të tillë.

Ai tha se një tjetër synim, “denazifikimi — lufta kundër ideologjisë naziste të Rajhut të Tretë –” do të vazhdojë gjithashtu.

“Vendet perëndimore refuzuan të diskutojnë krijimin e një arkitekture të re evropiane të sigurisë me Rusinë”.

Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në një intervistë me  tha ministri për agjencinë e lajmeve “Al Jazeera”.

Pavarësisht kësaj, Lavrov theksoi se, “Rusia ka shumë miq dhe është e pamundur të izolohet”.

Moska zyrtare ka përmendur shpesh se SHBA-të nuk dhanë asnjë përgjigje ndaj propozimit të Rusisë për të rikthyer armët bërthamore në tokën e saj, por thjesht ranë dakord të merreshim me çështjen e armëve bërthamore jostrategjike.

Më 17 dhjetor 2021, Ministria e Jashtme ruse publikoi një projekt-marrëveshje për garancitë e sigurisë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe një projekt-marrëveshje për garantimin e sigurisë së Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Lavrov tha se sulmi i Moskës ndaj Ukrainës synon, ndër të tjera, të sigurojë që fqinji i saj të mos bashkohet me aleancën ushtarake transatlantike të NATO-s.

LAJME TË TJERA >>