Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Zelensky nënshkruan kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nënshkroi kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Për ukrainasit ky moment konsiderohet si “historik” pasi çementon pikëpamjet e tyre Perëndimore.

Më parë, kryeministri i Ukrainës, Denis Shmyga, me anë të një statusi në median e tij sociale, tha se populli i tij e ka vërtëtuar që janë pjesë “integrale e komunitetit evropian”.

“Ukrainasit kanë vërtetuar prej kohësh se ne të gjithë jemi pjesë integrale e komunitetit evropian. Është koha për ta hedhur këtë në letër. Ukraina po aplikon për anëtarësim në BE sipas një procedure të veçantë”.

Shmygal shkroi që ai vetë kishte komunikuar me homologun slloven për anëtarësimin në BE, poashtu edhe presidenti u Zelensky kishte komunikuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të njëjtën çështje.

LAJME TË TJERA >>