Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Komiteti Olimpik, stop eventeve sportive në Rusi e Bjellorusi dhe himneve të tyre

Komiteti Ekzekutiv i CIO-s ka kërkuar nga të gjitha federatat sportive ndërkombëtare të transferojnë ose anulojnë eventet e tyre sportive të planifikuara për në Rusi dhe Bjellorusi. Një vendim, që vjen kundër dhunimit të paqes olimpike nga ana e qeverisë ruse dhe asaj bjelloruse. Himnet e këtyre dy vendeve nuk do të dëgjohen në asnjë aktivitet sportiv.

“CIO nuk do të programojë asnjë event sportiv në Rusi dhe Bjellorusi. Parparësi ka siguria e sportistëve”, – shkruhet në një njoftim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që gjithashtu bën të ditur:

“Asnjë flamur rus dhe bjellorus nuk duhet të ekspozohet në aktivitetet sportive ndërkombëtare”. Më tej CIO shpreh mbështetjen për Komitetin Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC) për Lojërat Paraolimpike dimërore Pekin 2022.

“Shpresim shqetësimin e thellë për sigurinë e gjithë pjesëtarëve të komunitetit olimpik në Ukrainë, solidarizohemi me ta. Një ‘task force’ speciale e CIO–s është në kontakt me ta për të koordinuar asistencën humanitare, ku është e mundur”, – shkruhet gjithashtu në njoftim.

LAJME TË TJERA >>