Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

A po rikthehet Superliga?

Superliga Evropiane, që shkaktoi tërmetin më të madh futbollistik ndoshta të dekakdës, duket se po kthehet përsëri.

Pas shumë viteve spekulim, planet për Superligën e Evropës për herë të parë u shfaqën në publik.

Liga e re, që nuk përfshiu as rënie nga kategoria as ngjitje në të, por një ligë të mbyllur, u lançua në treg nga 12 ekipe.

Përveç gjashtë ekipeve të Anglisë, ishin edhe Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe skuadra italiane, Juventus, Milan dhe Inter.

Mirëpo, reagimet e tifozëve dhe protestat e shumta ishin aq të forta, saqë liga u “shkatërrua” për 48 orë.

Nëntë klube – gjashtë të Anglisë, Milan, Atletico Madrid dhe Inter u larguan nga liga.

Në projekt, sot e asaj dite mbesin tri skuadra, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Tani, këto tri skuadra dëshirojnë të ringjallin projektin, javën e ardhshme.

Mirëpo, këtë herë, liga do të jetë e hapur dhe do të ketë rregulla ndryshe – me të gjitha skuadrat do të kenë mundësi që të arrijnë në Superligë në bazë të asaj që arrijnë në ligat perspektive.

Sipas The Telegraph, rikthimi i Superligës do të ndodhë të enjten, me 2 mars, me një mesazh nga presidenti i Juventus, Andrea Agnelli.

LAJME TË TJERA >>