Nisja e luftës me Ukrainës u la të kuptohej nga njohja e pavarësisë nga Vladimir Putin e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Por çfarë dimë për këto zona? Separatistët morën kontrollin e një zone të madhe në të dy rajonet në vitin 2014 dhe që atëherë kanë shpallur formimin e Republikës Popullore të Donetskut (DNR) dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LNR), pikërisht në kufi me Rusinë. Këto dy rajone varen tërësisht nga mbështetja financiare dhe ushtarake ruse.
Ukraina i quan ato “territore të pushtuara përkohësisht” – të ngjashme me Krimenë, të cilën Rusia e pushtoi dhe e aneksoi në 2014.
Ku janë Lugansk dhe Donetsk në hartë?
Dy zonat e shkëputura janë pjesë e pellgut të lumit Donbas dhe tani përfaqësojnë “Doktrinën Ruse të Donbasit”, e cila shihet si territor rus. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë ato territor ukrainas. Ajo që nuk është e qartë për momentin është nëse trupat ruse do të qëndrojnë në territorin e mbajtur nga rebelët apo do të avancojnë më tej në territorin e Donetskut dhe Luganskut. Donetsk ishte qendra e minierave të qymyrit në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Fillimisht quhej Juzovka ose Juzivka, emër që e mori nga biznesmeni uellsian John Hughes, i cili hapi një fabrikë çeliku dhe disa miniera qymyri në rajon. Aktivitetet e uzinës së çelikut u zgjeruan gjatë epokës sovjetike dhe shumë punëtorë rusishtfolës u dërguan në rajon për të punuar në to. Qyteti u riemërua Stalin në 1924 dhe më në fund, Donetsk në 1961.
Çfarë po ndodh në Lugansk dhe Donetsk?
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitet 1990, të dy rajonet u bënë pjesë e Ukrainës së pavarur. Por Putin e konsideron Ukrainën një trillim sovjetik dhe ka shkruar se si i sheh rusët dhe ukrainasit si “një popull”. Shpërthimi i konflikteve të armatosura midis rebelëve pro-rusë dhe nacionalistëve ukrainas në vitin 2014 ka rritur tensionet në rajon. Këto territore nuk janë formalisht pjesë e Rusisë, vlerësohet se rreth 750,000 banorë të rajonit të Donbasit tani kanë pasaporta ruse dhe kanë të drejtën e votës në zgjedhjet ruse. Statusi i tyre u mundëson atyre akses në asistencën sociale ruse dhe pagesat e pensioneve, dhe e bën më të lehtë për ta të punojnë në Rusi. Dhe megjithëse shumë njerëz atje ndihen të afërt me Rusinë, ka të tjerë që duan të mbeten ukrainas.
“Ata na morën tokën në mënyrë të paligjshme. E njëjta gjë ndodhi edhe me Krimenë. Nuk e kuptoj pse Putini po ndjek një politikë të tillë,”-i tha BBC-së Ludmila, një 61-vjeçare Slovianska, banore në Donetsk. Të dy rajonet shfuqizuan gjuhën ukrainase si gjuhën e tyre shtetërore në vitin 2020, duke e shpallur rusishten të vetmen gjuhë zyrtare. Po ashtu, shkollat lokale kanë ndaluar mësimin e gjuhës ukrainase dhe të historisë.