Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Përcaktohet ‘rruga për Tiranë’, hidhet shorti i raundit të 16-ave në Conference League

Është përcaktuar raundi i të 16-ave, tashmë në kompeticionin më të ri, dhe të tretin më të rëndësishëm në Evropë – Conference League.

Conference League, e cila po zhvillon sezonin e saj të parë pas inaugurimit, finalen e parë do ta zhvillojë në kryeqytetin e Shqipërisë, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. I ftuar si komisioner i këtij shorti ishte dhe ish-kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi, Altin Lala.

Në këtë kompeticion, mund të shihen skuadra nga liga më të vogla – por edhe skuadra të rangut më të ulët në ligat më të mëdha Evropiane.

Sezoni i parë deri tani ka jetuar krah pritshmërive, duke sjellë befasi dhe shumë ndeshje interesante.

Në shortin e hedhur sot, janë caktuar këto tetë ndeshje që zhvillohen në kuadër të raundit të 16-ave:

Marseille – Basel

Leicester City – Rennes

Paok – Gent

Vitesse – Roma

PSV – Copenhagen

Slavia Prague – LASK Linz

Bodo/Glimt – AZ Alkmaar

Partizan – Feyenoord

LAJME TË TJERA >>