Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Dita e parë e luftimeve në Ukrainë, me bilanc tragjik

Nata erdhi dhe bashkë me të një shtetrrethim hyri në fuqi në Kiev.

Kjo vetëm pas ditës së parë të plotë të pushtimit rus të Ukrainës.

Por çfarë ndodhi tjetër gjatë ditës?

Forcat ruse lëvizën me shpejtësi nëpër territorin ukrainas në disa fronte të ndryshme, me të shtëna me armë, shpërthime dhe luftime ajrore të raportuara në të gjithë vendin.

Të gjitha këto manovra nuk kursyen as rajonet pranë kryeqytetit.

Zyrtarët ukrainas thonë se 57 nga qytetarët e tyre janë vrarë dhe 169 janë plagosur.

Luftimet shpërthyen në lokacione kyçe, duke përfshirë një fushë ajrore pranë kryeqytetit, që u kap nga trupat ruse.

Për këtë të fundit forcat ukrainase kanë pretenduar se e kanë rimarrë.

Megjithatë, forcat ruse morën kontrollin e Çernobilit, vendi i katastrofës bërthamore të vitit 1986 dhe një vend që mbetet radioaktiv edhe sot e kësaj dite – duke shkaktuar një shqetësim të madh nga mbikëqyrësit bërthamorë ndërkombëtarë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar të vazhdojë luftimin.

Ai shpesh ka përsëritur se detyra e tij është të sigurohet që vendi të mbetet në anën perëndimore.

Vendet perëndimore kanë rritur ” sasinë e sanksioneve” financiare ndaj bankave dhe zyrtarëve të rangut të lartë të Rusisë, me SHBA-të që ndërprenë eksportet e teknologjisë së lartë në Rusi.

Pavaresisht sanksioneve, vendet e NATO-s nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Ndërkohë, protesta kundër luftës dhe demonstrata në mbështetje të Ukrainës janë mbajtur në qytete anembanë Evropës – dhe gjithashtu në Rusi.

Kjo çoi në arrestimin e qindrave qytetarëve që ishin të pranishëm në protestë.

Mes të gjitha luftimeve, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 100 mijë njerëz tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe rojet kufitare në vendet fqinje si Polonia, Hungaria dhe Moldavia kanë parë familjet emigrante të vijnë gjithnjë e më shumë…

LAJME TË TJERA >>