Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Biden foli me Putin: Pushtojeni Ukrainën dhe do i shihni kostot

“Nëse Rusia pushton Ukrainën, SHBA-të dhe aleatët tanë do t’i imponojnë Rusisë kosto të rënda”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë bisedës telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, e cila zgjati 1 orë e 2 minuta ka theksuar se nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë.

Gjithashtu ai përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të shkaktonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlojë pozitën e Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”, ka thënë Biden.

Telefonata e presidentit amerikan Joe Biden me homologun rus Vladimir Putin filloi në orën 11:04 të mëngjesit të së shtunës.

Biseda mes liderëve zgjati një orë e dy minuta.

Kjo vjen pas një jave përpjekjesh diplomatike për të shmangur konfliktin në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit ukrainas.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur disa forca amerikane nga Ukraina dhe kanë urdhëruar evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika rritet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Vetë Putin, e kishte kërkuar telefonatën të zhvillohej të hënën, por Biden ka këmbëngulur se sa më parë ajo të kryhet, aq më mirë është.

Më herët gjatë ditës sotme, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavror, ku ripërsëriti qartësisht qëndrimin e SHBA-ve karshi prezencës ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.

“Një agresion i shtuar rus, do të ndeshet me një përgjigje masive dhe të bashkuar Transatlantike”.

Situata dhe fryma e tensionit e ngritur mbi çështjen, është pikun e saj më të lartë, që prej rikthimit të tensioneve në nëntor 2021.

Ishte fillimisht një paralajmërim i vetë SHBA-ve se Ukraina mund të pushtohej brenda javës tjetër, ai i cili e ka sjellë konfliktin në apogjeun e tij ndër vite.

Rusia ka mohuar kategorikisht çdo pretendim të huaj për ndërhyrje. Por, në kufirin lindor e verior me Ukrainën, ka mbi 130 mijë trupa të gatshëm për ndërhyrje.

Nga të gjithë shtetet, është kërkuar zgjidhja diplomatike e situatës. Megjithatë, asnjë hap pozitiv nuk ka ardhur.

Një tjetër aspekt i përshkallëzimit, është edhe ai i tërheqjes së stafit jo-thelbësor diplomatik apo edhe thirrjet që i janë bërë qytetarëve perëndimorë të ikin nga Ukraina sa më parë.

LAJME TË TJERA >>