Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Presidenti i “CNN”-it, Jeff Zucker, jep dorëheqjen pas lidhjes me kolegen

Presidenti i rrjetit televiziv “CNN Worldwide”, Jeff Zucker, ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij. Ai pranoi se kjo vinte për shkak të marrëdhënies që kishte krijuar përgjatë viteve me një kolege të tijën.

“Si pjesë e hetimit për mandatin e Chris Cuomo në CNN, më pyetën për një marrëdhënie konsensuale me kolegen time më të ngushtë, dikë me të cilin kam punuar për më shumë se 20 vjet.”– u tha Zucker punonjësve në një memo. “Unë e pranova se marrëdhënia evoluoi vitet e fundit. Më kërkuan ta zbuloja kur filloi, por nuk e bëra. E kisha gabim. Si rezultat, sot po jap dorëheqjen.”

Zucker nuk e përmendi emrin e koleges në memo, por siç raporton CNN bëhet fjalë për shefen e marketingut të rrjetit televiziv, Allison Gollust. Kjo e fundit po qëndron në detyrë.

Në një memo tjetër, këtë radhë nga Gollust tha: “Jeff dhe unë kemi qenë miq të ngushtë dhe partnerë profesionistë për më shumë se 20 vjet. Së fundmi, marrëdhënia jonë ndryshoi gjatë COVID-19. Më vjen keq që nuk e zbuluam në kohën e duhur. Unë jam tepër krenar për kohën time në CNN dhe mezi pres të vazhdoj punën e madhe që bëjmë çdo ditë.”

CNN shkruan se lajmi për dorëheqjen e Zucker-it e la stafin të tronditur. Punonjësit në kompani mësuan për largimin e tij të papritur në memon që Zucker i dërgoi stafit sot paradite.

LAJME TË TJERA >>