Ditë historike në Teheran. Irani, pasi mundi 1-0 Irakun, është kualifikuar për herë të 6-të në fazën finale të një Botërori, që këtë herë zhvillohet në Katar. Është hera e tretë radhazi, pas 2014-ës dhe 2018-s, që Irani shkon në Botëror.
Është vendi i parë i zonës aziatike, që ka fituar një vend në Katar 2022, sigurisht pas të zotëve të shtëpisë. Por historia është bërë edhe në shkallët e stadiumit “Azadi”, ku ishin të pranishëm 10 mijë persona. Dhe për herë të parë pas 3 vitesh, 2000 femra (aq sa ishin biletat e rezervuara për to) kanë ndjekur nga afër ndeshjen. Gëzim i madh në fytyrat e tyre, me këngë, kore dhe flamuj që valviteshin.
Ndeshjen e fundit e vendosi një gol i Mehdi Taremit, sulmuesit 29-vjeçar të Porto. Ai shënoi golin e fitores ndaj rivalëve të Irakut. Skuadra e drejtuar nga trajneri Dragan Skoshiç nuk humb prej 6 ndeshjesh, me 5 fitore dhe 1 humbje.