WTA, shoqata që bashkon të gjitha lojtaret e tenisit, ka bërë me dije me anë të një komunikate zyrtare “pezullimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve në Kinë dhe Hong Kong”. Një vendim që vjen pas situatës së paqartë në lidhje me tenisten kineze, Peng Shuai, e zhdukur pak javë më parë, pasi akuzoi publikisht për dhunë seksuale ish-zv.kryeministrin e Kinës, Zhang Gaoli.
“Nuk mund t’u kërkoj sportisteve tona të garojnë atje, – ka shpjeguar administratori i WTA-së, Steve Simon. – Në situatën aktuale jam shumë i shqetësuar për rreziqet që lojtaret dhe stafi ynë mund të kenë, nëse organizojmë evente në Kinë në 2022-shin”.
Nuk ka bindur, me sa duket, Peng Shuai, e cila ka folur në një videokonferencë me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Thomas Bach, duke e siguruar këtë të fundit se është mirë.
“Për të mbrojtur Peng dhe shumë femra të tjera është e nevojshme që njerëzit të flasin lirisht. WTa do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur lojtaret e saj. Shpresoj ndërkohë që lifderët e gjithë botës të vazhdojnë të flasin, në mënyrë që Peng dhe gjithë të tjerat të mund të kenë drejtësi”, – ka shtuar Simon.