Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

PSG e papërmbajtshme, gati të bëjë goditjen e madhe të radhës

Çdokush që ka mendura se Lionel Messi mund të ishte goditja e fundit e PSG-së në merkato, mund ta kuptojë shumë shpejt se ka gabuar.

Sipas asaj që informon “L’Equipe”, sheiku Al-Khelaifi synon ta forcojë ekipin parizien me një mes Paul Pogbasë dhe Eduardo Camavingas.

Të dy mesfushorëve u skadon kontrata në vitin 2022, pra verën e ardhshme, por nëse Manchester United tashmë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron të shesë mesfushorin francez, autor i katër asisteve kundër Leeds në javën e parë të Premier League-s, për futbollistin e Rennes diskutimi mund të jetë i ndryshëm.

Klubi breton, në fakt, mund të jetë i gatshëm për të nisur negociatat, duke pasur parasysh që Camavinga e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë, duke i shtyrë kuqezinjtë të pranojnë një ofertë të mundshme nga PSG.

Në çdo rast, do të jetë një shifër shumë larg 100 milionë eurove që Rennes kërkonte deri verën e kaluar.

LAJME TË TJERA >>