araqitja e mirë gjatë fazës përgatitore dhe ndeshjeve testuese u duk se kishte rritur shanset e sulmuesit të Kombëtares, Armando Brojës, për të qëndruar me ekipin ne parë të Çelsit, por situata ka ndryshuar dhe trajneri Tomas Tuhel nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri.
Sipas të gjitha gjasave, Broja do të huazohet përsëri nga Çelsi dhe së fundi emri i futbollistit kuqezi po qarkullon në Itali. Sulmuesi përflitet për një kalim të mundshëm tek Udineze. Fabricio Romano, një ekspert merkatoje në Itali, bën me dije se klubi italian i ka kërkuar Çelsit huazimin për një vit të Brojës. Ende nuk është bërë i qartë qëndrimi i klubit londinez pas kësaj kërkese.
Nëse do të provohej në Serinë A, do të ishte vërtet një sfidë për Brojën, i cili, pasi kaloi me sukses provën holandeze, mund të tregojë vlerat e tij në një kampionat elitar, siç është ai italian. Mund të jetë edhe testi i vërtetë për të bindur Çelsin se e meriton të jetë pjesë e ekipit të parë, ku aktualisht sulmuesit janë Verner, Abraham dhe Batçuaji.