Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Fati i Arben Ahmetajt, si i Betino Kraksit apo i Nikola Gruevskit?

Tashmë Arben Ahmetaj e ka bërë të qartë se nuk do të kthehet në Shqipëri me dëshirën e tij. Këtë akt ai do ta bëjë vetëm kur të bindet se është i lirë.

Por ndjekja e një zyrtari të lartë të shtetit, pikërisht të numrit dy të qeverisë në arrati apo në mërgim i përkasin rasteve të rralla në botën demokratike.

Edhe pse Ahmetaj mund të rrezikojë ekstradimin, ku sipas avokatit të tij ndodhet në Angli për momentin, ai mund të gjejë strehë në ndonjë shtet ku mund ti shpëtojë drejtësisë shqiptare. Pra, ku nuk mund të ketë mundësi ekstradimi, si për shembull Dubai.

Në botë janë disa raste të veçanta në lidhje me hetimin e  zyrtarëve të korruptuar. Rasti më i afërt, është ai ndaj ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski.

Nikola Gruevski

Ai u arratis drejt Hungarisë për ti shpëtuar arrestimit. Miku i tij, kryeministri Viktor Orban i krijoi atij mundësi të strehohet prej 6 vitesh duke i dhënë statusin e azilantit politik.

Rasti më i largët është ai ish-kryeministrit Italian, Betino Kraksit. Ai u akuzua nga maksi procesi “Mani pulite”, (Duart e Pastra) në vitet 1990, gjë solli shkrirjen e Partisë Socialiste të Kraksit dhe të Partisë Demokristiane, që pati si udhëheqës Aldo Moron (kryeministrin e marrë peng nga Brigadat e Kuqe).

Korrupsioni dhe ryshfeti  u pagëzuan si Tangentopoli. Për ti shpëtuar hetimit Kraksi u largua në mërgim.

Benito Craxi

Pas refuzimit nga Franca, ai gjeti azil në Tunizi nga miku i tij Ben Ali, duke qëndruar për 23 vite deri sa vdiq. Ai ishte aktiv në duke sulmuar klasën politike italiane.

Ahmetaj mund të bëjë përjashtim, pasi ai po përndiqet nga drejtësia kur vendi qeveriset nga Partia Socialiste, pra nga partia që ai u zgjodh. 

Mbetet në dorën e Ahmetajt të vendosë nëse do të zgjedhë si kompromis heshtjen e tij, duke qëndruar në arrati, apo do të ndërmarrë nismën për sulmuar njerëzit më të afërt të partisë, duke nisur një gjueti ndaj atyre të armiqve që i cilëson brenda kupolës socialiste.

LAJME TË TJERA >>