Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Bardhi: Kryesia të mblidhet sot, aktet antistatutore pamundësojnë zgjedhjen e kryetarit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Kryesisë që të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Kjo, pasi sipas tij, Këshilli ka legjitimitetin të hapë procesin e zgjedhjes së kryetarit ndërsa “aktet antistatutore pamundësojnë zgjedhjen e tij”.

“Komisioni Zgjedhor funksionon vetëm pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor”.

Deklarata e tij erdhi pasi Kryesia do të mblidhet më 15 qershor, ku me kërkesë të 25% të anëtarëve, një sërë çështjesh do të parashtrohen në diskutim dhe do të kalojnë më pas në votim.

Gjithashtu Gazment Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e anëtarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

Sipas një njoftimi zyrtar, me firmën e shtatë anëtarëve të Kryesisë demokrate, janë bërë tre kërkesa.

E para lidhet me miratimin e grupeve të punës për mbikëqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PD-së.

E dyta, me miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike.

E treta dhe e fundit, me plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.

Shtatë firmëtarët, janë Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazmend Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba.

Të gjitha këto, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të të djathtëve, të cilat mbahen më 29 korrik.

Përplasje të shumta ka pasur mes grupimeve të ndryshme në kampin opozitar, ku kreu i Grupit Parlamentar dhe njëkohësisht sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka mbajtur qëndrim kundër zhvillimit të zgjedhjeve.

LAJME TË TJERA >>