Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

PD në kaos/ Grupimi i Bashës vendos: Kryetarëve të degëve t’u zgjatet mandati, s’ka nevojë për kryesi për ta miratuar

Tetë anëtarë të kryesisë që votuan për zgjedhjen e kryetarit në fund të muajit korrik kanë kërkuar që krerëve aktualë të degëve t’u zgjatet mandati, ndërsa aty ku ka vakanca të komandohen.

Ky vendim është propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba. të gjithë këta mbështetës të Bashës

Pak ditë më parë, kryesia e PD votoi mes debatesh fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë.

Duke u nisur nga fakti se PD-ja nuk është në kushtet e propozimit të emrave të rinj, 8 anetarët vlerësuan se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi për zgjatjen e mandatit të krerëve aktuale të degëve mund të merret në formën e vendimit qarkullues. Ndërsa aty ku nuk ka kryetarët të komandohen. I gjithë ky proces me firmën e vetëm 8 anetarëve të kryesisë.

Njoftimi:

PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD.

Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, pas shqyrtimit te komandimeve dhe delegimeve të kryera në bazë të situatës së strukturave dhe vakancave të krijuara, si dhe për të garantuar mirëfunksionimin e plotë të degëve, me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë të PD, Kryesia e Partisë,

VENDOSI:

1. Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë;

2. Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë;

3. Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1;

4. Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LAJME TË TJERA >>