Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Në prill u shtuan kreditë e këqija, niveli më i lartë për 2023-shin

Stoku i kredive të këqija u rrit lehtë edhe gjatë muajit prill në Shqipëri, duke shkuar në nivelin e 5.18%, ndaj kredive në total.

Në muajin mars, kjo normë ishte 5.15%. Ndonëse e ulët, ajo është më e larta për vitin 2023 deri më tani. Gjithsesi në raport vjetor, kreditë me probleme janë dukshëm të reduktuara. Në prill 2022 ato qëndronin në nivelet e 5.42%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tërësi cilësia e kredisë ka qëndruar e mirë edhe pse normat janë rritur disa herë, duke treguar për stabilitet të të ardhurave të familjeve shqiptare. Ndërkohë, norma bazë qëndron në nivelin e 3% dhe BSH nuk ka sinjalizuar endje në rritje tjetër.

Vetë Banka pati paralajmëruar më herët se rritja e normës bazë të interesit dhe inflacioni do të prekë familjet që kanë këste huash për të paguar dhe rrjedhimisht do të rritet stoku i kredive të këqija. BSH parashikonte që 70% e kredive do të preken nga rritja e normës, sepse ishin me normë të ndryshueshme.

Gjatë vitit 2022, ky tregues pati rënie, por bankat tregtare i paguan Bankës qendrore 4 mld lekë provigjione, detyrim që i krijohet atyre me rritjen e kredive problematike. Norma e rikuperimit të kredive me probleme nga ana e bankave ra në 12%, nga 15% një vit më parë. Kjo ecuri tregon një rritje të vështirësisë së bankave për të rikuperuar kreditë me probleme.

LAJME TË TJERA >>