Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur aktakuzën federale kundër tij “qesharake dhe të pabazë” në daljen e tij të parë publike që nga shpallja e akuzave.
Një aktakuzë prej 37 pikash e bërë publike të premten e akuzon atë për mbajtjen e dokumenteve konfidenciale në pronën e tij në Mar-a-Lago.
Aktakuza përbënte “ndërhyrje në zgjedhje” nga “të korruptuarit” FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, tha ai të shtunën.
Megjithatë e ka mohuar çdo keqbërje.
Trump është akuzuar për keqpërdorim të qindra dokumenteve të klasifikuara, duke përfshirë disa në lidhje me sekretet bërthamore të SHBA-së dhe planet ushtarake.
Aktakuza e akuzonte atë se i mbante dosjet në pronën e tij në Florida, Mar-a-Lago, në një sallë vallëzimi dhe një dush.
Ai gënjeu hetuesit dhe u përpoq të pengonte hetimin e tyre në trajtimin e dokumenteve nga ana e tij, pretendohet në aktakuzë.
Ky është ndjekja e parë penale kundër një ish-presidenti amerikan.