Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

“Rasti Kumanova” 8 vjet nga varrosja e 8 të vrarëve – si ndodhi ngjarja?

Pasditen e 26 majit të vitit 2015, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, janë varrosur tetë shqiptart e vrarë në ngjarjet dhe konfrontimet e 9 dhe 10 majit, në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës në Maqedoni të Veriut.

Ceremonia e varrimit  u bë për Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Tugaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt.

Ndërsa i vrari i nëntë, Beg Rizaj, ishte varrosur pak dite me parë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit.

Disa nga të vrarët kanë qenë pjesmarës në luftën e UÇK-së, UÇPMB-së në Luginë të Preshevës, por në vitin 2001 edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

Nga aksion i 9-10 majit në Kumanovë mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të sigurimit shtetëror, ndër ta edhe një shqiptar, Isamedin Osmani.

29 persona shqiptar të burgosur, kryesisht nga Kosova ende janë në procedurë gjyqësore, ku disa herë kanë deklaruar se janë pafajshëm.

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Kosovës, zyrtarisht nuk i kanë përkrahur kosovarët që luftuan në Kumanovë, por kanë kërkuar hetime të detajuara të ngjarjes tragjike.

Si ndodhi rasti “Kumanova”

Një shkëmbim zjarri i cili shpërtheu gjatë një bastisjeje të policisë në mes të forcave të policisë dhe një grupi të armatosur identifikuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ka ndodhur më 9 maj 2015 në qytetin verior maqedonas në Kumanovë.

Gjatë të shtënave, 8 policë maqedonas dhe 10 nga luftëtarët u vranë, ndërsa 37 oficerë u plagosën. Të shtënat përfunduan më 10 maj 2015 në një operacion nga policia maqedonase dhe forcave të armatosura, ku 28 burra shqiptarë janë arrestuar dhe akuzuar për “terrorizëm”, akuzat janë bërë nga ana e autoriteteve maqedonase.

Ngjarjes i paraprin gjendja e keqe politike në Maqedoni, ku opozita publikonte përgjimet të ashtu-quajtura “bomba qeveritare”, ku njerëzit e kabinetit qeveritar kishin diskutuar për korrupsion dhe biseda nacionaliste anti-shqiptare sidomos ai i Ministres së Mbrendshme, Gordana Jankulovska ku u dëgjua dukë thënë se “shqiptarët e Maqedonisë mund ti zhdukim mbrenda një ore” dhe “me shqiptarët duhet ti lajmë duart”.

Më 21 prill 2015 afër 40 pjesëtarë të UÇK-së sulmuan policinë kufitare në Goshnicë afër kufirit me Kosovën. Fatmirësisht nuk pati të vdekur as të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Nje nga shtepite e demtuara, ne lagjen Kodra e Trimave, ne Kumanova

Ngjarja

Rreth orës 05.00 të mëngjesit duke u gdhirë e shtuna, mediat të informuara nga banorët, raportuan për goditje me arme zjarri që sa vinin e bëheshin më të shpeshta. Forca te mëdha policore nisen të grumbulloheshin në qytet, veçanërisht në Lagjen e Trimave, të banuar kryesisht me shqiptarë.

Helikopterë të shumtë fluturonin në këtë zonë dhe autoritetet maqedonase zgjodhën të heshtin për orë të tëra për të sqaruar qytetarëve se çfarë po ndodhte.

Situata ishte e paqartë, nëse të shtënat vinin nga individë apo policia po kryente një operacion ndaj personave të armatosur. Mediat nga burime të tyre jozyrtare deklaruan për disa viktima, mes te cilëve edhe civile në përplasjet mes policisë dhe një grupi, ndërsa dhanë alarmin se banorët ndodheshin të rrethuar dhe frikësuar nga prania e forcave speciale.

Pjesa me e madhe e tyre me pas u evakuuan. Ministrja e Brendshme Jankullovska vendosi të japë informacione për atë çka po ndodhte vetëm në orët e vona të mbrëmjes te së shtunës, kur tha se policia po përballej me një grup terrorist të armatosur rëndë të përbërë nga shtetas maqedonas dhe një vend në kufi, që synonte të godiste institucionet e rëndësishme. Ajo sqaroi se gjatë përplasjeve kishte pasur viktima mes radhëve të policisë, por jo mes civilëve.

Të nesërmen rreth orës 18:00 rreth 28 persona të armatosur u dorëzuan dhe më pas u arrestuan.

Ushtaret e dorezuar, ne diten e dyte te sulmit

Pas Ngjarjes

Pas sulmit, prokurorët maqedonas akuzuan 30 militantë për terrorizmin. Autoritetet thanë se 18 nga të dyshuarit ishin emigrantë etnikë shqiptarë të paligjshëm nga Republika e Kosovës.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka deklaruar se tetë policë dhe 14 persona të armatosur u vranë në operacion, ndërkohë që 37 oficerë të tjerë u plagosën. Më 10 maj 2015, Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov thirri një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit, udhëheqjen e ushtrisë maqedonase, policinë, dhe udhëheqësit politikë nga qeveritar dhe partive opozitare u takuan në pallatin presidencial për të diskutuar ngjarjet.

Pas takimit, Presidenti theksoi se “policia ka parandaluar sulme të koordinuara terroriste në vende të ndryshme në Maqedoni, ku do të shkaktonin destabilizim serioz, kaos dhe frikë”, duke shtuar se autoritetet ishin në dijeni të aktiviteteve të grupit të armatosur që nga “fillim të vitit 2015”.

Qeveria maqedonase shpalli dy ditë zie kombëtare pas sulmeve për oficerët e policisë që humbën jetën gjatë sulmit.

Policia Maqedone shkatërroi shumë shtëpi shqiptare. Rreth 3000 shtëpi ishin krejtësisht të djegura apo të pabanuara. Rreth 5000 shqiptarë menjëherë dolën refugjat në fshatrat kufitare në Kosovë.

Autoritetet Maqedonase kurrë nuk kanë raportuar apo dhënë ndonjë deklaratë për dëmet që bëri policia kundër këtyre shtëpive.

Më 10.05.2016 përkatësisht 1 vit pas rënies së ushtarëve shqiptar, Organizata e Veteraneve të Luftës në Kosovë publikoi se “shqiptarët luftuan me ushtrinë Maqedonase, për bashkim kombëtar, ata u tradhtuan dhe luftuan në relacion 1 me 60.

Te akuzuarit per terrorizem, ne Gjykaten e Shkupit

Gjykata në Maqedoninë e Veriut, dënon grupin e Kumanovës me 746 vjet burg

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli ,Adrian Bujari,Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Përderisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.

Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Gjykata Penale i ka liruar si të pafajshëm Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin.

në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

LAJME TË TJERA >>