“Disa ‘zyrtarë anonimë’ të Pentagonit, kanë kërcënuar se do të bëjnë një “sulm vdekjeprurës” ndaj Kremlinit: ata donin të eliminonin fizikisht kreun e shtetit rus. Nëse këto ide vërtet vlerësohen, atëherë dikush duhet të mendojë me shumë kujdes për pasojat e mundshme të planeve të tilla”.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse, “Tass”.
Lavrov nuk dha shumë detaje mbi “operacionin” në fjalë, por la të kuptohet e presidenti Vladimir Putin ka qenë në shënjestër të agjencive ligjzbatuese amerikane.
Më pas, Lavrov kërcënoi se Kievi duhet të pranojë propozimet ruse ose do të vuajë pasojat.
“Armiku është i vetëdijshëm për propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi i Kievit, eliminimin e kërcënimeve për sigurinë e Rusisë, që përfshin territoret tona të reja (Republikat Donetsk dhe Lugansk dhe rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia). Nuk ka mbetur shumë për të bërë: pranoni këto propozime në mënyrë miqësore, përndryshe ushtria ruse do të kujdeset për këtë çështje”, – eklaroi ai.
Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se vendi i tij është i hapur për bisedime duke fajësuar fqinjin Ukrainë dhe aleatët e saj për mungesën e tyre.