Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Blatter: E pranoj fajin, jam përgjegjës që Botërori do të zhvillohet në Katar

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka befasuar së fundmi me një intervistë.

Blatter ka pranuar se ishte vendim i gabuar që Kupa e Botës të zhvillohet në Katar – vendim ky që ishte marrë gjatë kohës kur ai ishte në kreun e FIFA-s.

“Zgjedhja e Katarit ishte një gabim”, tha fillimisht Blatter në një intervistë për gazetën zvicerane “Tages-Anzeiger”, që ishte intervista e parë që prej se ai u lirua nga akuzat për mashtrim së bashku me ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini-n.

“Në atë kohë, ne në fakt ramë dakord me Komitetin Ekzekutiv që Rusia ta merrte Kupën e Botës të vitit 2018 dhe SHBA-të në vitin 2022. Do të kishte qenë një gjest paqeje nëse dy kundërshtarët politikë prej kohësh do të kishin pritur Kupën e Botës njëri pas tjetrit”, shtoi Blatter.

“Është një vend shumë i vogël. Futbolli dhe Kupa e Botës janë shumë të mëdha për këtë”, vazhdoi zvicerani duke komentuar Kupën e Botës që do të mbahet në Katar.

Kupa e Botës në Katar, e cila duhej të zhvendosej në nëntor dhe dhjetor për shkak të motit të nxehtë gjatë verës, tani është vetëm dy javë larg dhe Blatter pranon se ai është përgjegjës për turneun që zhvillohet atje.

“Unë vetëm mund të përsëris: çmimi për Katarin ishte një gabim dhe unë isha përgjegjës për këtë si president në atë kohë”, shtoi ai.

Kujtojmë që zhvillimi i Kupës së Botës në Katar është shoqëruar nga shqetësimet për vuajtjet e punëtorëve emigrantë me paga të ulëta për ta ndërtuar infrastrukturën në këtë vend.

Gjithashtu edhe ligjet që ky vend ka për të ndalur personat e seksit të njëjtë, ka bërë që shumë polemika të krijohen për mbajtjen e evenimentit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Blatter, 86 vjeç, ishte shefi i FIFA-s në vitin 2010, kur Komiteti Ekzekutiv votoi në mënyrë të diskutueshme që Kupa e Botës të mbahej në Rusi dhe Katar respektivisht në 2018 dhe 2022.

LAJME TË TJERA >>