Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Data e shortit dhe përballjet e mundshme në Champions League

Tashmë janë përcaktuar 16 skuadrat e kualifikuara nga faza e grupeve të UEFA Champions League.

Napoli, Liverpool, Porto, Club Brugge, Bayern Munich, Inter, Tottenham, Eintracht Frankfurt, Chelsea, Milan, Real Madrid, Leipzig, Manchester City, Borussia Dortmund, Benfica dhe PSG janë skuadrat e mbetura në garë që luftojnë për trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Data e shortit

Organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, ka përcaktuar të hënën e 7 nëntorit si datën ku do të hidhet shorti i Champions League për raundin e të 16-ve. Ai do të mbahet në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon (Zvicër), duke filluar nga ora 12:00.

Do të ketë dy vazo në këtë rast. E para me skuadrat që kanë dal kokë grupi dhe tjetra me vendet e dyta.

Siç dihet tashmë, në këtë fazë të kompeticionit nuk mund të përballen skuadra që janë ndeshur gjatë fazës së grupeve të këtij sezoni, si dhe ato që vijnë nga i njëti vend.

Photo: UEFA

Gjithashtu UEFA ka përcaktuar dhe datat se kur do të zhvillohen ndeshjet e raundit të 16-ve, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

Raundi i të 16-ve do të luhet në datat 14-15 dhe 21-22 shkurt 2023. Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 7-8 dhe 14-15 mars.

Çerekfinalet do të luhen më datat 11-12 dhe 18-19 prill. Me 9-10 dhe 16-17 maj do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale. Ndërsa, finalja do të mbahet më 10 qershor.

Finalja e Champions League 2022-23 do të luhet në stadiumin olimpik “Ataturk” në Stamboll. Një rikthim historik ne finale e vitit 2005 mes Liverpool dhe Milan.

Përballjet e mundshme

Në vazon e parë janë skuadra si: Napoli, Porto, Bayern, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, City dhe Benfica. Vazo e dytë përbëhet nga: Liverpool, Brugge, Inter, Eintracht, Dortmund, Milan, Leizpig dhe PSG.

Napoli do të mund të përballet me çdo skuadër tjetër të vazos së dytë përveç Liverpool-it që e kishte në grup dhe dy skuadrave italiane Inter dhe Milan. Porto deri më tani shmang vetëm përballjen me Brugge-n që e kishte në grup.

Bayern është skuadra që ka një numër më të kufizuar kundërshtarësh. Bavarezët nuk mund të përballen me Inter-in që e kishin në grup, si dhe me skuadrat e tjera gjermane: Eintracht, Dortmund dhe Leipzig.

Tottenham shmang përballjen me Eintracht-in që e kishte në grup dhe Liverpool-in. Chelsea gjithashtu shmang skuadrën e Jurgen Klopp, si dhe Milan-in që kishte në fazën e grupeve.

Real Madrid shmang vetëm një skuadër, Leipzig-un, që e kishte në grup. Kampionët në fuqi të Champions League janë skuadra e vetme spanjolle në garë, pas eliminimit të Barcelona-s, Atletico Madrid-it dhe Sevillas-.

City shmang dy skuadra. Dortmund-in që kishte në grup dhe anglezët e Liverpool-it. Ndërsa, Benfica mund të përballet me çdo skuadër të vazos së dytë përveç PSG-së që e kishte në të njejtin grup.

Si mund të jenë përballjet:

Napoli – Brugge/ Eintracht/ Dortmund/ Leipzig/ PSG,

Porto – Liverpool/ Inter/ Eintracht/ Dortmund/ Milan/ Leizpig/ PSG,

Bayern – Liverpool/ Brugge/ Milan/ PSG,

Tottenham – Brugge/ Inter/ Dortmund/ Milan/ Leipzig/ PSG,

Chelsea – Brugge/ Inter/ Eintracht/ Dortmund/ Leipzig/ PSG,

Real Madrid – Livepool/ Brugge/ Inter/ Milan/ Eintracht/ Dortmund/ PSG,

Manchester City – Brugge/ Inter/ Eintracht/ Dortmund/ Milan/ Leipzig/ PSG,

Benfica – Liverpool/ Brugge/ Inter/ Eintracht/ Milan/ Dortmund/ Leipzig.

LAJME TË TJERA >>