Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është në prag të një rikthimi dramatik, pasi rezultatet e pjesshme treguan se ai ishte në rrugën e duhur për të fituar një shumicë në parlament me ndihmën e së djathtës ekstreme.
Me mbi 90 % të votave të numëruara nga zgjedhjet e së martës, blloku i Netanyahut do të fitojë 65 nga 120 vende.
“Ne jemi afër një fitoreje të madhe”, u tha ai mbështetësve të ngazëllyer në Jerusalem.
Disa orë më parë, kur exit poll-et parashikuan se, blloku i Netanyahut do të fitonte 61 ose 62 vende.
Netanyahu parashikohet të zëvendësojë, Yair Lapid, i cili e rrëzoi atë pak më shumë se një vit më parë.
Ai është një nga figurat politike më të diskutueshme të Izraelit, i urryer nga shumë në qendër dhe të majtë, por i adhuruar nga mbështetësit bazë të Likud.
Netanyahu është një mbështetës i vendosur i ndërtimit të vendbanimeve të Izraelit në Bregun Perëndimor, i pushtuar që nga lufta e Lindjes së Mesme të vitit 1967.
Vendbanimet atje konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli e kundërshton këtë.
Ai kundërshton krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës si një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez – një formulë e mbështetur nga shumica e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë administratën e Bidenit në SHBA.
Netanyahu është gjithashtu aktualisht në gjyq për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit – akuza që ai i mohon ashpër.
Partnerët e tij të mundshëm në një qeveri të koalicionit të udhëhequr nga Likud kanë thënë se do të reformojnë ligjin, në një masë që do të ndalonte gjykimin e tij.
Sipas rezultateve të pjesshme, Likud qëndron të jetë partia më e madhe, me 32 vende, duke komanduar një shumicë me mbështetjen e partive nacionaliste dhe fetare.
Yesh Atid, i cili udhëhoqi koalicionin që rrëzoi Netanyahu në zgjedhjet e vitit të kaluar, parashikohet të fitojë 24 vende.
Sionizmi fetar duket se ka fituar 14 vende, gjë që do ta bënte atë partinë e tretë më të madhe.