Ajo që ndodhi në vitin 1981 ishte një nga episodet më befasuese në historinë e Formula 1 (F1).
F 1 është plot me histori kurioze dhe befasuese. Dhe pa dyshim, një nga më të habitshmet është “Cuchilla” (teh në shqip).
Në garën e parë të Kampionatit Botëror F1 në 1981, në Long Beach (Shtetet e Bashkuara), skuadra modeste e Ensign, e themeluar nga inxhinieri Morris “Mo” Nunn, kishte Marc Surer në timonin e makinës së saj të vetme.
Surer ishte i mirë në timon, por nuk mund të vazhdonte pa u paguar.
Skuadra vuante nga probleme të mëdha financiare, kështu që duhej urgjentisht të gjente një shofer me llogari rrjedhëse të mjaftueshme për të vazhduar konkurrimin.
Në atë kohë, diçka po lëvizte në prapaskenë, por nuk dihej deri në garën e dytë. Po i referohemi GP-së së Brazilit të vitit 1981.
Shefi i atëhershëm i “Cirkut të Madh”, Bernie Ecclestone, u befasua kur pa se ekipi i Ensign u shfaq për ngjarjen.
Ata të gjithë besonin se ishin trok dhe nuk mund të përballonin udhëtimin. Por ja ku ishin. Si ia kishin dal?
Përgjigja ishte në pilot. Një pilot me para.
Ensign u shfaq në Brazil me një njeri të ri në timon, një shofer kolumbian të quajtur Ricardo Londono dhe i mbiquajtur “Cuchilla”.
Ai konkurroi falë parave që e mbështetën nga vendi i tij, gjë që u reflektua në të vetmin sponsor që kishte ajo makinë: Kolumbia.
Ricardo kishte garuar në Kolumbi me motoçikleta dhe makina dhe shpejt bëri një emër të madh atje.
Ai provoi fatin në IMSA në vitin 1979, ishte i shtati në Daytona në 1980, mori pjesë në CAN-AM dhe në Evropë kishte konkurruar në kampionatin Aurora F1.
Por mundësia e tij e madhe erdhi në Jacarepagua, Rio de Janeiro.
Ai nuk kishte debutuar në Shtetet e Bashkuara për shkak se nuk i ishte dhënë superlicenca.
Por në Brazil, meqenëse ishte hera e parë që Jacarepagua kishte organizuar një ngjarje F1, FIA u dha të gjithë pilotëve një seancë tjetër praktike për t’u njohur me pistën.
Ajo seancë duhet t’i shërbente “Cuchilla”-s për t’i treguar FIA-s se ai kishte aftësi të mjaftueshme për të konkurruar në atë Grand Prix. Ishte një provim, pasi pjesëmarrja e tij në GP të Brazilit 1981 ishte në rrezik.
Një debutim fantastik, por…
Gjëja më e habitshme është se ky njeri nuk ishte thjesht një pilot me pagesë.
Ai ishte i shpejtë dhe e tregoi që në fillim, duke mposhtur drejtuesit e sprovuar.
Ndoshta disa nuk u ndjenë mirë që një “rishtar” donte të tregonte veten kaq shpejt. Një shembull i kësaj mund të jetë veprimi i Keke Rosberg, i cili frenoi, duke e bërë që Ricardo të përplasej me pjesën e pasme të makinës së një miti si Emerson Fittipaldi.
Ky veprim mjaftoi që FIA t’i mohonte Superlicencën dhe ta pengonte të garonte në atë Grand Prix.
Ndoshta sepse deri atëherë Ecclestone e kishte kuptuar tashmë origjinën e parave që kishin sjellë “Cuchilla”-n në F1.
Ai e kishte zbuluar “tortën”. Atë fundjavë, Surer u kthye në pistë dhe bëri një performancë të mahnitshme, duke përfunduar i katërti në shiun e dendur. Ndërsa, Ricardo u kthye në Evropë.
Ajo që Bernie kishte zbuluar është se kolumbiani ishte një njeri i lidhur me kartelin e rrezikshëm dhe të frikshëm “Medellin”, bosi i të cilit ishte Pablo Escobar. Madje thuhej se ai ishte arkëtari i saj.
Ecclestone pati në aksidentin e shkaktuar nga Keke justifikimin e përsosur për të parandaluar përfshirjen e F1 në një skandal të madh për shkak të pranisë së një piloti me mbështetjen e një prej organizatave kriminale më të rrezikshme në botë dhe një pionier në trafikun e kokainës.
Fund i keq
Historia e Londono-s do të përfundonte keq.
Më 18 korrik 2009, “Cuchilla” u vra së bashku me dy shoqëruesit në një resort në Karaibeve.
Ricardo ishte duke shijuar një vakt me familjen dhe miqtë e tij në një restorant me pamje nga deti. Ndërsa po përgatitej të largohej, një grup personash të armatosur nisën të qëllonin drejt pilotit, i cili u godit nga 12 plumba, tre prej tyre në kokë.
Sipas shtypit vendas, Policia bëri me dije se vrasja ishte pjesë e një larje hesapesh për trafik droge. Në moshën 60-vjeçare humbi jetën ish-piloti i përkohshëm i F1 i trafikantëve të drogës.